Flash

Ambasada amerikane reagon për Komisionin e Posaçëm anti-Korrupsion

Lapsi.al 6 September 2024
Ambasada amerikane reagon për Komisionin e Posaçëm

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar lidhur me Komisionin e Posaçëm anti-Korrupsion që drejtohet nga Fatmir Xhafaj.

Përmes një deklarate, ambasada amerikane shprehet se si partnerë të palëkundur të përpjekjeve të Shqipërisë për të çuar përpara reformat e nevojshme për anëtarësim në BE, Ambasada e SHBA do të angazhohet me komisionin e posaçëm për mirëqeverisjen, anti-korrupsionin dhe sundimin e ligjit.

“Ne presim që puna e komisionit të jetë përfshirëse dhe transparente, në përputhje me kushtetutën, në mbrojtje të pavarësisë së institucioneve, si dhe të përmirësojë të ardhmen e Shqipërisë”, thuhet në deklaratë.

Komisioni i Posaçëm anti-korrupsion ka në përbërjen e tij 11 anëtarë, 6 nga mazhoranca dhe 5 nga opozita. Kjo e fundit deri më tani ka bojkotuar punën e komisionit, që drejtohet nga socialisti Fatmir Xhafaj.

Lidhur me Komisionin ka pasur aludime se ai është ngritur për të vendosur nën kontroll SPAK, një prej institucioneve më të rëndësishme të drejtësisë së re, që ka si mision luftën ndaj korrupsionit në nivele të larta dhe krimit të organizuar.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI