Flash

Trafikonte drogë, arrestohet i riu shqiptar në Belgjikë

Lapsi.al 5 September 2024
Trafikonte drogë, arrestohet i riu shqiptar në Belgjikë

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet belge. Sipas mediave të huaja, i riu është kapur gjatë transportit të lëndëve narkotike, kryesisht kokainë.

Ishte ekipi i patrullimit që gjeti një automjet të dyshimtë në Koningin Astridlaan, cili ishte kapur nga rrjeti i kamerave ANPR më herët gjatë ditës.

Ata ndoqën automjetin deri në Brusselsesteenëeg, kur shoferi u identifikua si një person i shpallur më herët në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike.

22-vjecari shqiptar, në pamundësi për t’u arratisur, u vu në pranga në Europalaan nga policia belge.

“Gjatë ecjes, nga automjeti u hodh një çantë, e cila u gjet nga policia. Në çanta kishte pako, gjithsej 4 kg kokainë, të cilat u sekuestruan”, tha zëdhënësja e policisë Elke Wauters.

Në automjet janë gjetur dhe sekuestruar dy aparate celularë dhe një sasi e konsiderueshme parash.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI