Flash

Paloka: Nëse Rama fiton sërish nuk do shkoj më në parlament

Lapsi.al 5 September 2024
Paloka: Nëse Rama fiton sërish nuk do shkoj më në parlament

Në një interviste në Ora News, kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka tha se nuk do ta marrë mandatin e deputetit nëse Edi Rama fiton sërish zgjedhjet. Ai shtoi se të gjithë demokratët kanë detyrën për të ngritur shqiptarët në revoltë dhe të krijojë një qeveri teknike si dhe lirimin e Sali Berishës që është në arrest politik.

"Unë personalisht as nuk e dua dhe as nuk e mendoj që të jem në parlament që drejtohet ende nga Edi Rama. Edhe këto 4 vite kam bërë një zgjedhje timen personale, me ato akte që kam pasur në atë parlament që nuk e konsideroj të denjë të mbajë atë emër.

Në mandatin tjetër, e kam thënë dhe e përsëris, nëse Edi Rama arrin të na vjedhë, të manipulojë dhe të shtrembërojë vullnetin e shqiptarëve dhe të vazhdojë të rrijë në qeveri, mandati im as nuk më hyn në punë. Do la lë dhe ta marrë kush të dojë pas meje, sepse asnjë vlerë nuk do të ketë që unë të jem në një parlament që do të jetë parlamenti një diktatori.

Nëse ne nuk arrijmë që të mposhtim Ramën ne nuk kemi asnjë justifikim. Nëse Rama arrin që të na manipulojë dhe të na marrë zgjedhjet, unë së paku nuk kam asnjë punë në atë kuvend. Kështu duhet ta shohin të gjithë deputetët dhe anëtarët e PD-së. Kjo nuk është një ndarje privilegjesh. Të gjithë kanë detyrën për të ngritur shqiptarët në revoltë dhe të krijojë një qeveri teknike si dhe lirimin e Berishës që është në arrest politik" - tha Paloka. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI