Flash

Ndodhej në vend për një vizitë private, Venezuela ndalon një marinar amerikan

Lapsi.al 5 September 2024
Ndodhej në vend për një vizitë private, Venezuela ndalon

Venezuela ka ndaluar një marinar amerikan i cili ndodhej në atë vend për një vizitë private, thanë për Zërin e Amerikës autoritetet amerikane. Nuk dihet arsyeja e ndalimit. Një zyrtar i mbrojtjes, i cili foli për Zërin e Amerikës në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë ndërkombëtare të rastit, tha se marinari u arrestua nga autoritetet venezuelase të zbatimit të ligjit rreth datës 30 gusht, ndërsa ai po zhvillonte një vizitë private në Venezuelë.

“Marina amerikane po e shqyrton rastin dhe po punon ngushtë me Departamentin e Shtetit”, shtoi zyrtari i mbrojtjes.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, tha për median të mërkurën se Uashingtoni po e ndjek nga afër ndalimin e marinarit dhe po kërkonte informacion shtesë. Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, shtoi se Uashingtoni ishte në kontakt me autoritetet venezuelase. Marrëdhëniet e tensionuara mes SHBA-së dhe Venezuelës janë tendosur edhe më tej pas zgjedhjeve në Venezuelë në fillim të këtij viti.

Administrata e Presidentit Biden ka ngritur pikëpyetje për rezultatet që mbajtën në pushtet Presidentin Nicolas Maduro, duke deklaruar muajin e kaluar se "Maduro dhe përfaqësuesit e tij i kanë manipuluar rezultatet e zgjedhjeve, kanë pretenduar në mënyrë të rreme fitoren dhe kanë kryer represion të gjerë për të ruajtur pushtetin".

Në fillim të kësaj jave, Shtetet e Bashkuara sekuestruan një aeroplan të përdorur nga Presidenti venezuelian Nicolas Maduro, për siç thuhet shkelje të sanksioneve amerikane./ VOA

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI