Flash

Motra e Egli Progës: Dyshojmë se vëllai u dhunua nga disa persona

Lapsi.al 5 September 2024
Motra e Egli Progës: Dyshojmë se vëllai u dhunua nga disa persona

Jonida Proga, motra e Egli Progës, i cili u dhunua për vdekje nga Denis Meçe në Pogradec, ka folur mbrëmjen e sotme sërish lidhur me vrasjen e të vëllait.

E ftuar në "Opinion", Jonida tha se familja e saj ka dyshime se vëllai është masakruar nga disa persona brenda lokalit. Ajo është shprehur se ka dyshime se i vëllai është thirrur brenda lokalit ku u dhunua dhe se nuk ishte aty rastësisht.

"Autori është dëgjuar se ka thënë: "Nxirr lekët e xhiros dhe na paguaj birrat". Vëllai administronte lokalin e babait. Versioni jonë është që Egli është masakrauar brenda lokalit nga disa veta. E kanë thirrur brenda në lokal, vëllai im nuk ishte rastësisht në lokal.

Dëshmitarët e kanë parë por kanë frikë të flasin. Është masakruar me disa goditje dhe e kanë nxjerrë jashtë. Personi që e ka goditur jashtë ka qenë një. Na vijnë mesazhe pafund që na thonë se kemi dëgjuar zëra brenda lokalit" - tha motra e viktimës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI