Flash

Kremlini përgënjeshtron Vuçiç: Putin nuk ka përcjellë informacione të reja për trazira në Beograd

Lapsi.al 5 September 2024
Kremlini përgënjeshtron Vuçiç: Putin nuk ka

Kremlini ka përgënjeshtruar presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, pas deklaratave të këtij të fundit se ishte informuar nga homologu rus, Vladimir Putin për trazira në Serbi, nën orkestrimin e Perëndimit. Zëdhënësi i Kremlinit thotë se Putin nuk ka përcjellë informacione të reja rreth trazirave të mundshme.

Gjithashtu Peskov tha se presidenti rus Vladimir Putin në takimin e tij me zëvendëskryeministrin serb, Aleksandar Vulin nuk i dha atij ndonjë informacion të ri, në lidhje me trazirat e mundshme në vend që mund të nisin me ndihmën e Perëndimit.

"Jo," tha ai në përgjigje të një pyetjeje mbi këtë temë, në një intervistë në Forumin Ekonomik Lindor.

"Ne vazhdojmë të kemi komunikim të rregullt në nivele të ndryshme, duke përfshirë në zona shumë, shumë të ndjeshme," shtoi më tej.

Më 9 gusht, presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se Rusia kishte paralajmëruar udhëheqjen e vendit se në vend po komplotoheshin trazira massive, nga përfaqësues të vendeve perëndimore.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI