Flash

Djem që vrasin baballarët/ Shënavlashi i Durrësit trondit sërish opinionin

Lapsi.al 5 September 2024
Djem që vrasin baballarët/ Shënavlashi i Durrësit trondit

Brenda vetëm 7 muajve, fshati Shënavlash në Durrës është përballur me dy ngjarje të rënda dhe tronditëse, që i japin një karakter dramatik dhe të frikshëm, si në produksionet më të errëta kinematografike.

Më 23 shkurt të këtij viti, ngjarja e parë e bujshme ishte vrasja e Pëllumb Metës, 49-vjeçar, nga tre fëmijët e tij. Mëngjesin e sotëm, policia ka zbardhur një tjetër krim të ngjashëm, ku 30-vjeçari Esmerald Balla vrau babanë e tij, 62-vjeçarin Enver Balla.

Një element i përbashkët në të dyja ngjarjet është mënyra se si trupat e pajetë janë fshehur. Pëllumb Meta u raportua i zhdukur më 13 shkurt, ndërsa u dyshua se u vra disa ditë më parë. Tre fëmijët e tij, Hysen, Hygerta dhe Amarildo, e vranë dhe groposën atë pranë një kasolleje.

Djali i madh, Hyseni, është dyshuar se ka përdorur armën për të kryer krimin në prani të motrës Hygerta, ndërsa Amarildo ndihmoi në fshehjen e trupit. Ky krim u zbardh nga policia dy javë më vonë.

Në një rast tjetër të zbuluar vetëm sot, Esmerald Balla, pas vrasjes së babait të tij, e hodhi trupin në një pus, rreth 1 km larg vendit të ngjarjes. Në të njëjtën ditë, ai raportoi para policisë se i ati kishte larguar nga banesa.

Ngjarja e fundit e zbardhur në Shënavlash ka nxjerrë në pah se, pavarësisht se krimi në familjen Meta ka ende shumë mister, motivi për vrasjen e Enver Ballës u zbulua shpejt se kishte në qendër një debat për shuma parash mes viktimës dhe autorit.

Këto ngjarje tronditëse nuk kanë lënë vetëm një shenjë të thellë në opinionin publik, por gjithashtu kanë çuditur me gjakftohtësinë e autorëve, të cilët duket se kanë ndjekur skenarë të ndërlikuar për të eliminuar prindërit e tyre. /BW

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI