Flash

Demi Moore flet për rikrijimin e "Ghost"

Lapsi.al 5 September 2024
Demi Moore flet për rikrijimin e "Ghost"

Demi Moore ka folur së fundmi për ribërjen e mundshme të filmit romantik të vitit 1990 "Ghost" gjatë një interviste me Variety të botuar të martën.

Gjatë gjithë viteve, ka pasur bisedime për rikrijimin e filmit ikonik, së fundmi me Channing Tatum, i cili njoftoi planet e tij për të ribërë "Ghost" në 2023. Në filmin origjinal luajti Moore (Molly Jensen) dhe i ndjeri Patrick Swayze (Sam Wheat) si çift. Pasi Sam vritet nga shoku i tij (i luajtur nga Tony Goldwyn), ai endet në Tokë si një shpirt i pafuqishëm. Whoopi Goldberg gjithashtu luajti në film.

“Ka disa filma që më mirë të mos krijohen, por kjo varet nga personi,” tha Moore për median. “Suksesi i ‘Ghost’ ka të bëjë me alkiminë. Mendoni për Whoopi, e cila përfshiu komedinë në një mënyrë magjike. Ose Tony Goldwyn, personazhi antagonist më i papritur dhe ëmbëlsia dhe guximi i Patrick Swayze. Channing është tepër inteligjent dhe i talentuar – kush e di se çfarë do të sillte nëse do të ndodhte.”

Kur u pyet nëse ajo  do të ripërsëritte rolin e saj si Molly Jensen, Moore u përgjigj: "Duhet të shoh se çfarë do të arrijnë".

Kjo nuk është hera e parë që aktorja e "Flawless" jep mendimin e saj për një version të ri të filmit klasik. Moore  u shpreh më parë se Tatum mund të kishte sukses me versionin e  ri .

“Shikoni, çdo histori në një farë mënyre tashmë është treguar. Gjëja e mrekullueshme është mënyra se si gjërat mund të riinterpretohen”, tha ajo për Entertainment Weekly në Festivalin e Filmit në Kanë në maj. "Unë mendoj se ka disa filma që shpesh është më mirë të mos preken dhe të lihen, dhe më pas ndonjëherë ka surpriza të mrekullueshme në atë riinterpretim."

 

Të këshilluara

Detaje nga divorci i JLo me Ben Affleck

Divorci i Jennifer Lopez dhe Ben Affleck mund të ketë ndërlikime duke qenë se dyshja nuk nënshkruan një kontratë paramartesore përpara se të arratiseshin në Las...

20:00

Rosalia së shpejti një album të ri

Një album i ri i Rosalía është në rrugë e sipër! Në një intervistë me “Highsnobiety”, Rosalia ka zbuluar se është duke punuar për një album të ri. “Kam ndrys...

19:35

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI