Flash

Del ekspertiza/ Në mushkëritë e bosëve të superjahtit luksoz që u mbyt nuk kishte ujë

Lapsi.al 5 September 2024
Del ekspertiza/ Në mushkëritë e bosëve të superjahtit

Ka dalë ekspertiza e 4 personave që vdiqën kur superjahti luksoz “Bayesian” u fundos në brigjet e Sicilisë muajin e kaluar. Në mushkëritë e tyre nuk u gjet ujë gjë që tregon se ata humbën jetën për shkak të mbarimit të oksigjenit në xhepin e ajrit ku ata ishin bllokuar.

Drejtuesi bankar Jonathan Bloomer, gruaja e tij Judy Bloomer, avokati Chris Morvillo dhe gruaja e tij Neda Morvillo ishin ndër 7 personat që humbën jetën kur anija u fundos gjatë një stuhie të dhunshme. Sipërmarrësi britanik i teknologjisë Mike Lynch, vajza e tij 18-vjeçare Hannah Lynch dhe kuzhinieri i jahtit, Recaldo Thomas, gjithashtu vdiqën në incident.

Grupi po udhëtonte me jaht pas lirimit të Lynch nga akuzat për mashtrim në Shtetet e Bashkuara në fillim të këtij viti. Hetuesit besojnë se kabina e të katërve u gjet e mbushur me dioksid karboni pasi furnizimi me oksigjen u zvogëlua, duke çuar në vdekjen e tyre.

Sipas mediave italiane, zhytësit e përfshirë në gjetjen e trupave zbuluan viktimat në anën e majtë të kabinave, një tregues se ata po përpiqeshin të arrinin xhepat e fundit të ajrit të mbetur ndërsa anija u anua në të djathtë gjatë fundosjes.

Tek të 4 viktimat nuk ka pasur shenja lëndimesh të jashtme. Ekspertiza për Lynch, vajzën e tij Hannah dhe Thomas pritet të bëhet gjatë ditëve të ardhshme. Gruaja e Lynch, Angela Bacares, i mbijetoi incidentit së bashku me 14 të tjerë në bord. Superjahti do të hiqet nga shtrati i detit teksa hetimet vazhdojnë.

Prokurorët italianë kanë hapur një hetim për vrasje duke vënë nën hetim kapitenin e anijes, James Cutfield dhe dy anëtarët britanikë të ekuipazhit, Tim Parker Eaton dhe Matthew Griffiths. Akuzat nëse neglizhenca mund të ketë kontribuar në fundosjen e jahtit, të tilla si lënia e dyerve të jashtme të hapura, do të jenë pjesë e hetimit. ©BBC, LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI