Flash

Berisha: Rama po përpiqet të lirojë nga burgu Dritan Dajtin

Lapsi.al 5 September 2024
Berisha: Rama po përpiqet të lirojë nga burgu Dritan Dajtin

Nga ballkoni i shtëpisë së tij Sali Berisha bëri akuza të forta për kryeministrin Edi Rama. E fundit ishte se kreu i qeverisë po përpiqet të lirojë të dënuarin me burgim të përjetshëm Dritan Dajti.

"Një muaj më parë u vendos në qytetin e Durrësit një pllakatë memoriale për 4 dëshmorë të kombit, oficerë të shkëlqyer policie që i ekzekutoi miku i Edi Ramës, vrasësi serial Dritan Dajti. A mund të imagjinoni ju se ajo pllakë përkujtimore që u inaugurua zyrtarisht me praninë e narkopolicëve, u hoq me urdhrin e Dritan Dajtit. Sepse Edi Rama po bën gjithçka që vrasësin e 4 oficerëve të policisë ta nxjerrë nga burgu, ta lirojë për detyrimet që ka ndaj tij" - tha Berisha.

Më tej ai shtoi se ka telefonata që tregojnë lidhje të Ramës me njerëz të botës së krimit. 

"Këto janë vetëm maja e ajsbergut e krimeve të këtyre qeveritarëve. Në dosje ka telefonata që faktojnë se përgatitën vrasjen e një politikani të afërt me Edi Ramën dhe heshtin dhe nuk bëjnë asnjë akuzë, nuk guxojnë, sepse bandat që do e eliminonin janë superbandat e partisë. Pra, aq sa është e shëmtuar vrasja në klub, në rrugë dhe kudo, më të shëmtuara dhe kriminale janë planet që bëhen nga njerëzit e pushtetit, nga bandat e pushtetit.

Dhe që të gjitha bëhen me dijeninë e Edi Ramës. Ja pse Taulant Balla megjithëse akuzohet, faktohet se ndërhyri për të liruar vrasësit, terroristët që vunë dinamitin, ndërhyri dhe mori nga stacioni i policisë Rrajën, që kishte torturuar një vajzë, kalon nga një portofol në tjetër, sepse kreu i krimit në Shqipëri është Edi Rama që koordinon bandat. Sepse është Edi Rama që udhëton sipas dosjeve në Aruba. Se është Edi Rama që stoliset me orë 500 mijë eurosh" - tha Berisha. ©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI