Flash

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Lapsi.al 4 September 2024
Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Këtë të mërkurë vendi do të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat gradualisht do të vijnë në zhvillim.

Në orët e mesditës dhe pasdites përgjatë relieveve malore të vendit vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët, lokalisht në lindje reshje shiu me intensitet deri mesatar. Në intervale të shkurtra kohore reshjet e shiut pritet të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Era parashikohet të jetë nga juglindja-veriperëndimi me shpjetësi mesatare deri në 6m/sek, e cila hera-herës pritet të fitoi shpjetësi deri në 12m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

  • në zonat malore 16 deri 34°C,
  • në zonat e ulëta 18 deri 37°C,
  • në zonat bregdetare 19 deri 36°C.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI