Flash

Nga márijuna te kokáina rozë, në kërkim i riu shqiptar në Greqi

Lapsi.al 4 September 2024
Nga márijuna te kokáina rozë, në kërkim i riu

Një shqiptar dhe dy grekë janë shpallur në kërkim pasi autoritetet greke kanë sekuestruar dhjetëra kilogramë drogë. Blutë e shtetit fqinj njoftojnë se kanë sekuestruar droga të llojeve të ndryshme duke filluar nga marijuana e deri te kokaina rozë apo metamfetamina.

Policia greke ka siguruar informacion për veprimtarinë e një grupi kriminal në zonën e Lekanopedio në Athinë dhe pas disa kohë hetimesh ka ndërhyrë me një operacion mbrëmjen e së martës. Forcat e policisë kanë ndërhyrë në dy banesa në rrugët “Stuart 2” dhe “Athanasiou Diakou” në Athinë. Në njërën nga banesat është arritur të arrestohet shtetasi grek Marios Kouskoulis 30 vjeç, ndërsa në banesën tjetër nuk është arritur të kapen të dyshuarit.

Banesa e dytë rezulton se i ishte dhënë me qira shtetasit grek Nikolaos Gardas 33 vjeç nga shtetasi shqiptar Panajot Mahmutaj 24 vjeç nga Patosi. Gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar 53 kg 290 gramë marijuanë, 3 kg 242 gramë kokainë, 875 gramë kokainë rozë, 875 gramë ketaminë, 545 gramë metamfetaminë, 127 mijë e 215 euro, 1 automjet, 1 celular, 3 peshore, 1 grirës hashashi, 1 pajisje numërimi kartmonedhash, 1 pajisje metalike presuese, paketime droge, 2 role membrane.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Këtë të mërkurë vendi do të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet të jetë me k...

07:38

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI