Flash

Berisha kërkon qeveri teknike: Me Ramën nuk ka zgjedhje, por kurrë nuk i bojkotojmë (VIDEO)

Lapsi.al 4 September 2024
Berisha kërkon qeveri teknike: Me Ramën nuk ka zgjedhje, por

Berisha i ka folur kryesisë së Partisë Demokratike me anë të një lidhje direkte nga arresti shtëpiak ku ndodhet.

Ai tha se zgjedhjet me Edi Ramën janë të pamundura, pasi ai i ble me bandat kriminale, por shtoi se opozita nuk do t'i bojkotoi ato.

Kreu i PD tha se e vetmja rrugë për këtë forcë politike janë protestat e fuqishme, që do të detyronin Ramën të pranojë qeveri teknike. Ai u bëri thirrje anëtarëve të kryesisë të flasin me mbështetësit e PD, për të mundësuar këto protesta.

Berisha nuk e shpjegoi se si qeveria teknike, do të garantonte zgjedhje të lira dhe pa ndikimin e bandave.

"Kthim i votës së lirë, që realizohet me qeveri teknike,larigmi i Ramës dhe procedimi me krijimin e qeverisë teknike. Duhet të mobilizojmë çdo demokrati në një lëvizje të fuqishme, që nuk e ka njohur Shqipëria.

Ju jeni udhëheqja politike kryesore e opozitës. Mund të ecim sonambul për të marrë nga një mandate dhe për të firmosur mandatin e katër të Edi Ramës? Kurrë!

Ku qëndrojnë mundësitë tona? Tek demokratët dhe demokratet.

Dua të jem i hapur me ju dhe strukturat tona.

Në një lëvizje demokratike dhe në çdo lëvizje, ndodh rëndom, që njëherë udhëheq ti, njëherë të udhëheqin të tjerët. Ata dhjetëra mijëra njerëz që përgjigjen dhe vijnë kur i thërrasim ne, ata kërkojnë udhëheqje. Jo për ti thirrur për një miting madhështor, por për një lëvizje që rikthen votën e lirë.

Secili nga ju ka çdo të drejtë të ulet me çdo qytetar dhe qytetare, të ulet me çdo demokrat dhe demokrate, ta frymëzojë, ta motivojë, të ulet, ta bindë, se kjo betejë është vendimtare, se nuk ka një rrugë të dytë me Edi Ramën në pushtet, për të votuar të lirë, se zgjedhjet e ardhshme me Edi Ramën nuk janë gjë tjetër, vetëm një firmë mjerane mbi mandatin e tij të katërt. Kjo do të ishte tragjedi e vërtetë", tha ndër të tjera Berisha.

Të këshilluara

Sofia Vergara bën historin në Emmys

Sofia Vergara sapo hyri në histori të Emmys si  aktorja e parë latine e nominuar në kategorinë e aktores kryesore në një seri të kufizuar. Vergara fitoi nomi...

16:52

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI