Flash

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

SPAK heton tenderat e Bashkisë Tiranë që u fituan nga kompania “5D”

Lapsi.al 3 September 2024
SPAK heton tenderat e Bashkisë Tiranë që u fituan nga kompania

Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion vijon hetimet e thelluara për kompaninë 5 D konstrukson. Mësohet se në sitën e SPAK kanë kaluar 12 tendera të fituara nga kjo shoqëri nga UKT dhe Bashkia Tiranë. Vetëm në 5 kontrata të firmosura me këtë të fundit, kompania që sipas akuzës është në pronësi të 2-ish drejtorëve të Bashkisë Tiranë ka arkëtuar si fitim mbi 915 mijë euro.

Prokuroria e Posaçme po heton 12 tendera të fituara nga shoqëria “5D konstruksion”, fondet e të cilave janë lëvruar nga UKT dhe bashkia Tiranë.

Vetëm në 5 tendera të realizuar nga Bashkia Tiranë, “5D konstruksion”, pronarët faktikë të së cilës, sipas SPAK-ut, janë dy ish-drejtorët e bashkisë së Kryeqyteti, Redi Molla dhe Mariglen Qato, kanë dalë fitim rreth 915 mijë euro.

Në kontratën e parë më objekt rrethrrotullimi i Mulletit deri te ura në fshatin Qeha rezulton se projekti ka qenë në vlerën e afro 189 milionë lekëve.

Kjo kontratë është lidhur mes “VAS konstruksion” me shoqërinë “Sterkaj”, por pas lidhjes së kontratës punimet janë realizuar nga shoqëria “VAS” që e ka ndryshuar emrin në “5D”. Rezulton se kjo shoqëria ka faturuar situacionet e punimeve tek autoriteti kontraktor.

Në këtë mënyrë “5D”-ja ka realizuar fitim nga kontrata publike me vlerën e rreth 65 milionë lekëve.

Kontrata e dytë ka të bëjë me ndërtimin e pedonales dhe korsi biçikletash tek Liqeni i Thatë. Kjo kontratë ka qenë ne vlerën e mbi 58 milionë lekëve.

Pasi shoqëria “5D” e ka fituar këtë kontratë publike nga bashkia Trianë ka bërë punimet dhe më pas i ka faturuar tek autoriteti kontraktor. Fitimi i “5D|-së nga kjo kontratë publike kap vlerën e 8 milionë e 776 mijë lekëve.

Një tjetër kontratë e fituar nga “5D”-ja me autoritet kontraktor Bashkia Tiranë është “Rehabilitimi i Qendrës Kinostudio”, kontratë kjo që kapte vlerën e 345 milionë lekëve.

“5D”-ja ka lidhur marrëveshje me shoqërinë “Bami shpk”, e cila ka realizuar një pjesë të punimeve. Fitimi nga kjo kontratë publike është 16 milionë lekë.

Një tjetër projekt i fituar nga “5D”-ja me autoritet kontraktor “Tirana Parking” është rikonstruksioni i sheshit të parkimit te stadiumi “Selman Stërmasi”. Vlera e përcaktuar ishte 18 milionë lekë.

Kontrata është lidhur nga “Tirana Parking” mes bashkimit të “VAS konstruksion” dhe “Sterkaj shpk”. E fitimi për “5D”-në konstruksion e kalon shifrën e 6 milionë lekëve.

Një tjetër tender i fituar nga “5D”-ja është e rikonstruksioni i palestrës së mundjes me autoritet kontraktor “Klubi Sportiv Tirana”. Ky projekt kapte vlerën e 3.993.680 lekëve.

Nga raportimet e dorëzuara tek autoritet kontraktore, në këto procedura që dyshohet se janë klienteliste, “5 D Konstruksion” ka fituar në total 91 milionë e 150 mijë lekë./Oranews

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI