Flash

Skandali i mbetjeve toksike/ Drejtori i BAN: Për kontejnerët me mbetje toksike që dolën nga Durrësi na njoftoi një informator

Lapsi.al 3 September 2024
Skandali i mbetjeve toksike/ Drejtori i BAN: Për kontejnerët me mbetje

Drejtori ekzekutiv i rrjetit të Baselit, Jim Puckett, që ngriti alarmin dhe bëri të mundur që kontejnerë me mbetje të rrezikshme të nisura nga porti i Durrësit të bllokohen theksoi se mbetjet i zbuluan pas informacionit të dhënë nga një informator.

Ai u shpreh se informacioni i marrë u verifikua me prova dhe foto duke çuar deri në bllokimin e këtyre kontejnerëve, që siç tha përmbajnë materiale të rrezikshme toksike.

“Ne na u dha ky informacion nga një informator që kishte frikë t’i shprehte botës se kush është. Ishim të kujdesshëm për ta verifikuar informacionin, morëm foto të ngarkesave dhe prova të ngarkesave të kaluara drejt Kinës që u bllokuan nga kinezët në prill.

Ne zbuluam të njëjtën kontejnerë që po ngarkoheshin në portin e Durrësit me një material me ngjyrë kafe. Ai material u analizua nga kinezët që kishte më shumë se 8% të plumbit, që e bën atë një mbetje të rrezikshme. Të gjitha shifrat e dërguara nga informatorët na treguan për një problematikë të vërtetë, edhe pse këta 102 kontejnerë që ne kërkuam të kthehen nuk janë analizuar.

Për mua është e jashtëzakonshme që e keni atë material në portin e Durrësit dhe e lini të hapur, nuk mund të lini një material të tillë të hapur. Pa ditur askush se çfarë përmban, rreziqet nëse bie shi, nëse fryn era që mund të përhapë këtë material. Pamë foto të mënyrës si po ngarkoheshin, me një traktor për t’i sjellë brenda kontejnerin, nuk ishin të vulosura”, tha drejtori i BAN.

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 99.4 lekë dhe do të shitet me 100.2 lekë, ndërsa një dollar amerikan do blihet me 89.8 lekë dhe d...

08:21

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI