Flash

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Shehaj: Rama përzë gjermanët, merr nën kontroll portin e Durrësit

Lapsi.al 3 September 2024
Shehaj: Rama përzë gjermanët, merr nën kontroll portin e

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka bërë një denoncim në lidhje me kompaninë koncesionare gjermane në Portin e Durrësit, teksa në vend ende zien skandali me transportin e rreth 800 ton mbetjeve toksike drejt Tajlandës.

Nga Kryesia e Kuvendit, Shehaj ka thënë se me urdhër të Ramës kompania koncesionare gjermane që është në arbitrazh me qeverinë shqiptare është larguar.

Shehaj ka publikuar edhe dokumentin ku sipas tij tregohet se si zv.kryeministrja Belinda Balluku ka autorizuar transferimin e kuotave të koncesionarit pavarësisht gjyqit në arbitrazh, ku koncesionari i kërkon 40 milione euro qeverisë.

Mes te tjerash, Shehaj nënvizon se shitja e koncesionit është bërë te një subjekt i ri, pas të cilit nuk dihet se kush fshihet, duke ngritur dyshimet për një marrëveshje të fshehtë të ndërmjetësuar nga kryeministri Rama.

“Ministrja Balluku, që është bërë pjesë e kësaj marrëveshje okulte me firmën e saj, duhet t’i shpjegojë shqiptarëve dhe opinionit publik se si është e mundur që një kompani paguan të paktën 13 milionë euro, për një koncension që nuk ekziston më dhe mbi të cilin ka një arbitrazh”- u shpreh kryetari i partisë Mundësia.

Deklarata e Shehajt:

Siç e dini, kompania koncensionare gjermane e Portit të Durrësit, i ka kërkuar në Arbitrazh Qeverisë Shqiptare 40 milionë euro, sipas tyre për prishje të kontratës.

Ndërkohë që gjyqi në arbitrazh vazhdon, zevëndëskryeministrja Belinda Balluku ka lejuar që ky koncensionar, i cili i kërkon 40 milionë euro qeverisë, të shesë koncensionin te një subjekt i ri, pas të cilit nuk dihet se kush fshihet.

Ky është dokumenti, nëpërmjet të cilit, ministrja Balluku autorizon transferimin e kuotave të koncensionit pavarësisht gjyqit në arbitrazh me koncensionarin.

Qartësisht kemi të bëjmë me një marrëveshje okulte të ndërmjetësuar në mënyrë private nga kryeministri Rama.

De fakto, nëpërmjet kësaj marrëveshje, Rama ka larguar gjermanët dhe ka marrë nën kontroll koncensionin e Portit të Durrësit.

Ministrja Balluku, që është bërë pjesë e kësaj marrëveshje okulte me firmën e saj, duhet t’i shpjegojë shqiptarëve dhe opinionit publik se si është e mundur që një kompani paguan të paktën 13 milionë euro, për një koncension që nuk ekziston më dhe mbi të cilin ka një arbitrazh.

Së dyti, kush qendron pas pronarëve të rinj të koncensionit?

Së treti, çfarë i ka premtuar qeveria shqiptare pronarëve të rinj të koncensionit?

Së katërti, a vazhdon gjyqi në arbitrazh apo është vendosur kusht tërheqja nga nga arbitrazhi?

Së pesti, pse është mbajtur i fshehtë transferimi i koncensionit?

Së gjashti, a është vendosur në qershor largimi i kompanisë koncensionare gjermane për të vazhduar në qetësi trafikun e mbetjeve toksike nga Porti i Durrësit?

E vërteta është që edhe ky koncension është një aferë korruptive, si gjithë koncensionet e rrugëve, porteve, aeroporteve, shendetësisë, inceneratorëve.

Qeveria nëpermjet oligarkëve ortakë dhe kompanive offshore ka marrë nën kontroll gjithë infrastrukturen e vendit dhe ekonominë, me një qëllim të vetëm, të konsolidojë pushtetin politik dhe të bejë të pamundur rrotacionin demokratik te pushtetit.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI