Flash

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Rusia sulmon me raketa balistike një qytet të Ukrainës, mbi 50 të vrarë

Lapsi.al 3 September 2024
Rusia sulmon me raketa balistike një qytet të Ukrainës, mbi 50

Dy raketa balistike ruse goditën një objekt arsimor dhe një spital aty pranë, në qytetin Poltava, duke vrarë të paktën 50 persona dhe plagosur mbi 271 të tjerë, njoftoi të martën Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

Poltava, ndodhet rreth 110 kilometra nga kufiri me Rusinë dhe rreth 350 kilometra në juglindje të Kievit. Sulmi duket se është një nga më të përgjakshmit kryer nga forcat ruse që nga fillimi i luftës më shumë se 900 ditë më parë, më 24 shkurt të vitit 2022.

“Një nga godinat e Institutit të Komunikimeve është shkatërruar pjesërisht. Njerëzit e gjetën papritur vetën nën rrënoja. Shumë u shpëtuan”, shprehej zoti Zelenskyy në një video të postuar në kanalin ‘Telegram". “Të gjitha shërbimet e nevojshme janë përfshirë në operacionet e shpëtimit”, shtoi ai.

Presidenti i Ukrainës tha gjithashtu se kishte urdhëruar "një hetim të plotë dhe të shpejtë" mbi ngjarjen, por pa dhënë detaje të mëtejshme. Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, raketat kishin goditur menjëherë pasi ranë sirenat që njoftojnë për sulme ajrore, e ndërsa shumë njerëz po drejtoheshin drejt vendstrehimeve për t’u mbrojtur nga bombardimet.

Ekipet e kërkim-shpëtimit si dhe mjekët shpëtuan 25 persona, 11 prej të cilëve u nxorën nga rrënojat, thuhej në deklaratën e ministrisë. Moska nuk ka bërë ende asnjë koment lidhur me sulmet. ©VOA

Të këshilluara

18-vjeçari mbytet në Bunë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shkodër, në lumin Buna. Sipas një komunikate zyrtare nga Policia, një 18-vjeçar është futur për tu larë por dyshohet s...

17:05

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI