Flash

I kërkuan para/ 4 bullgarë mashtrojnë shqiptaren në Santorini dhe i marrin 98.500 euro

Lapsi.al 3 September 2024
I kërkuan para/ 4 bullgarë mashtrojnë shqiptaren në

Katër bullgarë janë arrestuar në Greqi pasi akuzohen se kanë mashtruar një 63-vjeçare shqiptare. Sipas mediave greke, ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë marrë shqiptares në Santorini 98.500 euro.

Të premten e 30 gushtit, gruaja mori një telefonatë, pas të cilës ishte një djalë dhe i kërkoi një shumë të madhe parash, për të shmangur pasojat ligjore për djalin e saj që shkaktoi një aksident automobilistik ku ka plagosur rëndë një fëmijë. Raportohet se gruaja ndoqi udhëzimet e tij dhe i vendosi paratë në një kosh plehrash.

Pasi e kuptoi mashtrimin, 63-vjeçarja ka bërë denoncimin në polici dhe më pas autoritetet identifikuan autorët përmes kamerave të sigurisë. Po ashtu u gjetën edhe shumën e parave që i kishin marrë shqiptares.

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 99.4 lekë dhe do të shitet me 100.2 lekë, ndërsa një dollar amerikan do blihet me 89.8 lekë dhe d...

08:21

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI