Flash

Tropojë, theu masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’, pranga 37-vjeçarit

Lapsi.al 2 September 2024
Tropojë, theu masën e sigurisë ‘arrest në

Një 37-vjeçar nga fshati Peraj, Tropojë është vendosur në pranga pasi theu masën e sigurisë ‘Arrest në shtëpi’, për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’. Ndërkohë gjatë kontrollit në banesën e të riut me inicialet A. P. u gjetën 940 gramë kanabis sativa e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Tropojë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Kukës, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, me mbështetjen e informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, kanë organizuar në drejtimin e Prokurorisë dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Peraj". Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. P., 37 vjeç, banues në fshatin Peraj.

Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në një lokal, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjatë kontrollit në oborrin e banesës ku 37-vjeçari vuante masën e sigurisë, shërbimet e Policisë kanë gjetur 940 gramë lëndë narkotike cannabis sativa. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI