Flash

Tragjike në Itali, 17-vjeçari ekzekuton familjen e tij

Lapsi.al 2 September 2024
Tragjike në Itali, 17-vjeçari ekzekuton familjen e tij

Një tragjedi e vërtetë është regjistruar ditën e dielë në rrethinat e Milanos, në Itali, ku një 17-vjeçar ekzekutoi me thikë dy prindërit dhe vëllanë e tij të vogël.

Viktimat u gjetën nga policia brenda vilës së tyre të vogël në Paderno Dugnano, pasi u njoftuan nga vetë autori, i cili në telefonatë thoshte se kishte vrarë familjen  e tij.

Paraprakisht, adoleshenti tha përpara hetuesve se ishte çuar në mes të natës, pasi kishte dëgjuar ulërimat e nënës dhe vëllai që po ekzekutoheshin nga babai, por më pas pranoi se i kishte vrarë ai të 3 anëtarët e familjes.

Momentalisht, nuk ka një motiv të qartë për këto vrasje, teksa i riu është dërguar në ambientet e paraburgimit. Hetimet zbuluan se gjatë mbrëmjes familja kishte festuar ditëlindjen e babait 51 vjeçar, ku të ftuar ishin dhe disa të afërm.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI