Flash

Shantazhonin me anë të kanosjes për dhënie pasurie, arrestohen tre shtetas

Lapsi.al 2 September 2024
Shantazhonin me anë të kanosjes për dhënie pasurie,

Tre persona janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohen shantazhonin me anë të kanosjes për dhënie pasurie persona të ndryshëm.

Prangosja e tre personave u bë në kuadër të operacionit “Xhamlliku”, ndërsa policia thotë se autorët janë të moshave 16, 17 dhe 20 vjeç.

Njoftim i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Xhamlliku”, nga Komisariati i Policisë Nr. 4. Shantazhonin me anë të kanosjes për dhënie pasurie, arrestohen 3 shtetas. Dokumentohen 2 ngjarje të kësaj natyre, kryer nga 3 autorët e dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Xhamlliku”.

Si rezultat i tij u ndalua shtetasi L. K., 20 vjeç, banues në Tiranë, si dhe 2 shtetas të moshës 16 dhe 17 vjeç, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 109/b i Kodit Penal.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se shantazhonin me anë të kanosjes, persona të ndryshëm, për dhënie pasurie, për shuma që varionin deri në 1000 €.

Gjatë hetimeve të kryera janë dokumentuar 2 raste të kësaj veprimtarie kriminale, me autorë të dyshuar 3 të ndaluarit. Materialet i kaluan Prokurorisë.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI