Flash

Putin mbërrin në Mongoli vend anëtar i Gjykatës Ndërkombëtare që kërkon arrestimin e tij

Lapsi.al 2 September 2024
Putin mbërrin në Mongoli vend anëtar i Gjykatës

Presidenti rus Vladimir Putin ka mbërritur sot në Mongoli, vendi anëtar i Gjykatës Ndërkombëtare sipas urdhrit të së cilës kërkohet arrestimi i tij per krimet ne konfliktin në Ukrainë.

Gjatë vizitës së sotme Putin u takua me liderin mongol Ukhnaa Khurelsukh, me të cilin morën pjesë në një ceremoni për trupat ruse e mongole të rëna në përpjekje kundër Japonisë në 1939, për kontrollin e Mançurisë e Kinës verilindore.

Mijëra ushtarë u vranë në betejën e përgjakshme ku ndodhet sot kufiri mes Mançurisë e Mongolisë.

E sotmja është vizita e parë e Putin në një vend anëtar të Gjykatës Ndërkombëtare, që prej lëshimit të urdhër-arrestit 18 muaj më parë për krimet në luftën në Ukrainë.

Kjo e fundit i ka bërë thirrje Mongolisë të ndalojë Putin për ta dorëzuar në Hagë, por kjo nuk dukej se kishte gjasa të ndodhte në vizitën e sotme.

Mongolia është vendi me popullsi të pakët mes Kinës e Rusisë, dhe është e varur nga kjo e fundit për karburant dhe energji elektrike, ndërsa nga Kina furnizohet me qymyr.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI