Flash

Kurti njoftohet se Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës në Sanxhak

Lapsi.al 2 September 2024
Kurti njoftohet se Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua ditën e djeshme me Sonja Biserkon, themeluesen dhe presidenten e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi.

Në takim morën pjesë edhe Nenad Çanak, politikan serb, bashkëthemelues dhe ish-udhëheqës i partisë së qendrës së majtë, Lidhja e Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe Mark Baskin, profesor dhe drejtor i Qendrës për Dialog Humanitar.

Gjatë takimit, Biserko, Çanak dhe Baskin e njoftuan kryeministrin Kurti se po flitet që Beogradi zyrtar po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës, sidomos atyre nga veriu për në Sanxhak, ku siç po thuhet po ndërtohen shtëpi dhe banesa për ta. Ata apeluan te kryeministri Kurti që të përpiqet të parandalojë një skenar të tillë.

Kryeministri Kurti ritheksoi rëndësinë e demokracisë, sundimit të ligjit dhe barazisë për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe posaçërisht përfshirjen e komunitetit serb në të gjitha aspektet e ekonomisë dhe shoqërisë.

Ai njoftoi mysafirët e tij për të drejtat që gëzojnë komunitetet jo-shumicë në Kosovë, si dhe përpjekjet e qeverisë për rritjen e mundësive për këto komunitete në shumë fusha si arsimi, punësimi dhe siguria e tyre.

Në takim u diskutua edhe për situatën dhe zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, vullnetin dhe shanset për integrim në BE dhe NATO, e në veçanti për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, historinë dhe aktualitetin, si dhe perspektivat për të ardhmen./KosovaPress

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë fillim jave

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet për 99.4 lekë dhe do të shitet me 100.2 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 89.7 lekë dhe shitet...

08:20

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI