Flash

Rrahje, përgjime dhe kërcënime/ Serbia e Vuçiçit në prag të zgjedhjeve

Në një investigim të gjerë, Reuters dokumenton dëshmi për dhunën policore, spiunazhin kibernetik dhe kërcënimet ndaj gazetarëve e kundërshtarëve të Aleksandar Vuçiçit, duke përshkruar përkeqësimin e lirive demokratike në Serbi, ndërsa vendi përgatitet për zgjedhjet e 25 tetorit.

17:17

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Flet Beleri: Që javën e parë në qeli më bënë oferta për të dalë

Lapsi.al 2 September 2024
Flet Beleri: Që javën e parë në qeli më bënë

Ish-kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës Fredi Beleri ka zbuluar detaje interesante në një intervistë që ai dha për Çim Pekën në Syri TV. I pyetur nëse ka pasur negociata nga ana e qeverisë që të dorëzonte mandatin dhe të lirohej nga burgu, Beleri tha se kjo ndodhi që javën e parë në një takim me zyrtarë partnerë kryesorë. Oferta i është bërë që djali ose vëllai i tij të zgjidhnin të bëheshin kryetar njëri prej tyre dhe ai të jepte dorëheqjen e të dalë nga burgu.

“Javën e parë në takim me zyrtarë nga partnerët tanë kryesorë, vëllai im dhe djali im më thanë në tavolinë, zgjidhni të bëhet kryetar një nga ju të dy pasi atë nuk e lëmë, të japë dorëheqjen të dalë nga burgu. Nuk e kam pranuar. Të gjithë e dinë dhe në Athinë dhe në Tiranë. Gjatë këtyre 16 muajve kisha gjithmonë oferta për të dhënë dorëheqjen nga mandati me shkëmbim lirinë time. Me letër, që javën e parë... Ishte e qartë që Edi Rama nuk do e linte bashkinë te PD, te opozita, nuk e ka fare personale me mua. Ai ishte mashtrimi i radhës” – tha Beleri.

Tashmë eurodeputet i Greqisë, Beleri akuzoi Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion si të kontrolluar 100% nga Edi Rama. Sipas Belerit, SPAK-u i sotëm është problemi i Shqipërisë edhe më i madh se ai problemi 45-vjeçar i komunizmit.

“Nuk e njoh SPAK sepse SPAK është një organ i kontrolluar 100% nga Edi Rama. Bëra gabim shumë të madh që iu drejtova SPAK dhe kallëzova një njeri. Nuk i hyj thelbit të çështjes që ka bërë apo jo korrupsion për mua e ka bërë këtë shkelje jo se ka marrë para sepse nuk guxonte Jorgo Goro të merrte para nga Artan Gaçi dhe Olta Xhaçka, mund të jetë i detyruar dhe gabimi i Jorgo Goros ishte që ishte një njeri i bindur i partisë, ishte i emëruar në Himarë, kurrë nuk kishte fituar zgjedhje.

Për mua problemi i Shqipërisë edhe më i madh se ai problemi 45-vjeçar i komunizmit është SPAK-u i sotëm. Është zgjatim i politikës, politika urdhëron dhe ata marrin vendimmarrje. Unë vuaj me të gjithë këta VIP-at e krimit ku asnjë dosje nuk është e provuar, nuk ka profesionalizëm, janë shkelje në mes të ditës. Ashtu duam ne dhe kaq. Fajtor është ai që provohet me prova dhe jo ai që do politika që do ta heqë nga skena” – tha Beleri. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI