Flash

Dyshohet se u përdor nga Putin si “agjente”, gjendet e ngordhur balena spiune në Norvegji

Lapsi.al 2 September 2024
Dyshohet se u përdor nga Putin si “agjente”, gjendet e ngordhur

Një balenë beluga e dyshuar se ishte trajnuar dhe përdorej nga Rusia për spiunazh, është gjetur e ngordhur në brigjet norvegjeze.

Trupi i balensës me nofkën Hvaldimir, u gjet duke lundruar në qytetin jugperëndimor të Risavikës dhe u dërgua në portin më të afërt për ekzaminim.

Balena u pa për herë të parë në ujërat norvegjeze pesë vjet më parë me një kamerë GoPro të bashkangjitur në një parzmore që shkruante “Pajisjet e Shën Petersburgut”.

Kjo ndezi thashethemet se gjitari i detit mund të jetë një balenë spiune – diçka që ekspertët thonë se ka ndodhur edhe më parë në të kaluarën.

Me një moshë të vlerësuar rreth 15 vjeç, Hvaldimir nuk ishte i moshuar për një balenë Beluga, jetëgjatësia e së cilës mund të arrijë 60 vjet.

Balena u bë e njohur në vend si Hvaldimir, një lojë fjalësh për fjalën norvegjeze për balenë, “hval” dhe presidentin Vladimir Putin.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë fillim jave

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet për 99.4 lekë dhe do të shitet me 100.2 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 89.7 lekë dhe shitet...

08:20

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI