Flash

Rrahje, përgjime dhe kërcënime/ Serbia e Vuçiçit në prag të zgjedhjeve

Në një investigim të gjerë, Reuters dokumenton dëshmi për dhunën policore, spiunazhin kibernetik dhe kërcënimet ndaj gazetarëve e kundërshtarëve të Aleksandar Vuçiçit, duke përshkruar përkeqësimin e lirive demokratike në Serbi, ndërsa vendi përgatitet për zgjedhjet e 25 tetorit.

17:17

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Dy qëndrimet e KPA për përfundimin e procesit të vetingut të prokurorit Pelivan Malaj

Lapsi.al 2 September 2024
Dy qëndrimet e KPA për përfundimin e procesit të vetingut

Shumica e ndërpreu procesin e rivlerësimit pa vendim përfundimtar, ndërsa pakica çmoi se duhej të ishte analizuar se çfarë kishte dashur të arrinte ky subjekt me kërkesat e tij, si dhe t’i ndalohej rikthimi në sistem për 15-vjet.

Nga Edmond Hoxhaj

Prokurori Apeli të Vlorës, Pelivan Malaj u shkarkua në vitin 2021 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK për mungesë të burimeve financiare, deklarim të rremë dhe dy raste të konfliktit të interesit. Malaj e ankimoi vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA dhe njëkohësisht i kërkoi Këshillit të Lartë të Prokurorisë, KLP-së që t’i zgjatej mosha e pensionit – çka i mundësoi marrjen e 70% të rrogës edhe për tre vjet, ndërkohë që ishte i pezulluar nga detyra. Zgjatjen e moshës së pensionimit me tre vjet ai e përfitoi në shtator të vitit 2022, kur mbushi 67 vjeç.

Dy vjet pas këtyre veprimeve të Malajt, pasi KPA shpalli datën e seancës për t’u zhvilluar më 22 prill 2024, KLP pranoi me urgjencë një kërkesë tjetër të ktij subjekti rivlerësimi për daljen e tij në pension para se të përfundonte zgjatja 3-vjeçare e mëparshme, vendimmarrje që u mor në kapërcim të procedurave. Për rrjedhojë, u deklarua edhe mbarimi i statusit të magjistratit për këtë prokuror. Procedura e nxjerrjes në pension të Malajt u debatua në mbledhjen e 17 prillit mes anëtarëve të KLP.

Më 22 prill, kur duhej që të shqyrtohej ankimi i Malajt, trupi gjykues i KPA-së i kryesuar nga Rezarta Schuetz, me relator Sokol Çomo dhe anëtare Albana Shtylla, Ina Rama e Natasha Mulaj, vendosi me shumicë votash që të pranojë kërkesën e tij për shtyrjen e seancës.

Po me shumicë votash, u vendos më 14 maj që të përmbyllej procesi i rivlerësimit për Malajn, pa një vendim përfundimtar.

Shumica e përbërë nga kryesuesja Rezarta Schuetz, relatori Sokol Çomo dhe anëtaret Albana Shtylla e Ina Rama, çmoi se qëllimi i vetingut të Malajt ishte bërë i pamundur. Ndërsa anëtarja Natasha Mulaj në pakicë vlerësoi se duhej të ishte analizuar qëllimi që kishte pasur Malaj për të arritur nëpërmjet kërkesave drejtuar KLP-së dhe Kolegjit, pasi kishte arritur të fitonte më parë qëndrimin në detyrën e gjyqtarit deri në moshën 70-vjeçare.

Në vendimin e shumicës sqarohet se kërkesa e Malajt për shtyrje të seancës së 22 prillit u pranua, me qëllim konfirmimin që vendimi i KLP-së për mbarimin e statusit të magjistratit për këtë prokuror kishte marrë formë të prerë. Në vijim, Kolegji ka konstatuar se vendimarrja e KLP-së për Malajn kishte marrë formë të prerë.

Shumica vëren se në momentin e paraqitjes së ankimit dhe regjistrimit të çështjes së Malajt në Kolegj, ai e gëzonte statusin e magjistratit, por në momentin e gjykimit e kishte humbur si pasojë e vendimarrjes së KLP-së, në muajin prill.

Sipas shumicës, në momentin e shqyrtimit të ankimit, Malaj e kishte humbur statusin e magjistratit dhe për rrjedhojë nuk bënte më pjesë në rrethin e subjekteve që duhet t’i nënshtrohen procesit të rivlerësimit kalimtar ex officio. “Në këtë mënyrë, objekti dhe qëllimi për të cilin kishte nisur procedura e rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit Pelivan Malaj, është bërë i pamundur”, citohet në vendim.

Shumica vëren se Aneksi i Kushtetutës dhe ligji për ventingun e magjistratëve nuk kanë parashikuar ndonjë rregullim të posaçëm për situatën faktike të Malajt dhe si pasojë, duhet të zbatohen procedurat e parashikuara në Kodin e Procedurave Administrative, ose në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”.

“Në kushtet kur në momentin e gjykimit të çështjes, bazuar në analizën e mësipërme, objekti dhe qëllimi i procesit të rivlerësimit kalimtar të z Pelivan Malaj, është bërë i pamundur, trupi gjykues vlerëson se zgjidhja e çështjes mund të bëhet sipas parashikimit të nenit 95 të Kodit të Procedurave Administrative, të titulluar ‘Pamundësia në objekt apo qëllim’, i cili parashikon se: Organi publik deklaron të përfunduar procedurën administrative pa një vendim përfundimtar për çështjen, kur objekti për të cilin kishte nisur procedura apo qëllimi i tij është bërë i pamundur”, argumenton shumica duke vendosur përfundimin e procesit të rivlerësimit kalimtar pa një vendim përfundimtar.

Mulaj vëren se, në vijimësi dhe të qëndrimit të mbajtur prej saj në raste të ngjashme, ka votuar kundër vendimmarrjes së shumicës.

Ajo çmon se prokurori Malaj, nëpërmjet kërkesës së dytë drejtuar KLP-së, për deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit për shkak të mbushjes së moshës së pensionit të pleqërisë, me vullnetin e tij ka hequr dorë nga statusi i magjistratit, ndonëse ishte i shkarkuar nga Komisioni dhe priste për t’u gjykuar në Kolegj.

Mulaj sjell në vëmendje se subjekti ka kërkuar zgjatjen e afatit për daljen e tij në pension dhe se periudha e zgjatur deri në mbushjen e moshës 70 vjeç, i përket statusit të tij të magjistratit të miratuar nga KLP-ja.

“[…]Për rrjedhojë, shprehja e vullnetit për t’u larguar përgjatë kësaj periudhe, dëshmon qëllimin e tij për heqje dorë nga ky status”, arsyeton Mulaj dhe vlerëson se shumica duhej ta kishte zgjidhur këtë çështje nën dritën e dispozitave ligjore që parashikojnë dhe rregullojnë pikërisht institutin e dorëheqjes. Sipas pakicës, vullneti i i subjektit të rivlerësimit për dorëheqje konfirmohet me veprime të ndërmarra prej tij, siç është kërkesa drejtuar KLP-së dhe ajo drejtuar Kolegjit në prill 2024.

Mulaj shton se, bindjen që çështja duhet trajtuar në kuadër të heqjes dorë nga detyra, e përforcon dhe fakti se Malaj ka përfituar 75% të pagës deri në momentin e daljes në pension, megjithëse kur ka bërë kërkesën për qëndrimin në detyrë deri në moshën 70 vjeç, ka qenë në pritje të vendimmarrjes së Kolegjit. Pakica vëren, se nëse Malaj nuk do kishte bërë kërkesën për të qëndruar në detyrë deri në moshën 70 vjeç, atëherë do të ishte trajtuar me pension pleqërie që prej shtatorit 2022, kur ka mbushur moshën e pensionit të pleqërisë, 67 vjeç.

Mulaj konstaton se shumica e përmbylli vetingun e Malajt pa vendim përfundimtar, pa u shprehur për fatin e vendimit të Komisionit, edhe pse objekt të vendimmarrjes kishte pikërisht shqyrtimin e asaj vendimarrjeje, në të cilën ishte konstatuar pamjaftueshmëri e konsiderueshme financiare, përpos probleme të tjera. “[…]Duke anashkaluar kështu interesin publik dhe qëllimin e procesit të rivlerësimit në tërësi”, thekson Mulaj.

Në përfundim, pakica konkludon se do të duhej që në çështjen e prokurorit Pelivan Malaj të ishte analizuar dhe vlerësuar vullneti këtij subjekti dhe atë që ai donte të arrinte nëpërmjet kërkesave drejtuar KLP-së dhe Kolegjit, pasi kishte fituar më parë të drejtën për të mbajtur funksionin deri në moshën 70 vjeç. Sipas Mulajt, duke i klasifikuar veprimet e Malajt si heqje dorë nga detyra do të duhej të ishte zbatuar neni G, pika 2 e Aneksit të Kushtetutës që përcakton ndalimin e emërimit si gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare./BIRN

Të këshilluara

Bardhi largon Bashën nga karrigia pranë tij

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, përmes një shkrese, ka kërkuar më 27 korrik nga Lindita Nikolla, e cila ka qenë kryetare Kuvendi, rikompozim të vendeve ...

19:32

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI