Flash

Zjarr prej 4 ditësh në bjeshkët e Fanit dhe Oroshit në Mirditë, kërkohet ndërhyrje urgjente nga ajri

Lapsi.al 1 September 2024
Zjarr prej 4 ditësh në bjeshkët e Fanit dhe Oroshit në

Prej katër ditësh bjeshkët e Fanit dhe të Oroshit në Mirditë janë përfshirë nga zjarri. Situata mbetet kritike në fshatrat Petoç, në njësinë Fan dhe Lajthizë në Orosh.

Kryetari i bashkisë së Mirditës, Albert Melyshi u ka bërë thirrje autoriteteve për të ndërhyrë menjëherë nga ajri për shuarjen e flakëve.

"Situata vazhdon të mbahet e monitoruar dhe të luftohet me flakët 24 orë nga shërbimi zjarrfikës dhe pyjor, por dhe banor të zonës të cilët i falenderojmë. Gjithashtu prej ditës së djeshme ndërhyrjes së Bashkisë i janë bashkuar edhe forcat zjarrfikëse të ushtrisë dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile. Kërkohet në mënyrë imediate ndërhyrje nga ajri. Ju bëjmë thirrje banorëve te fshatrave të NjA Fan dhe Orosh na vijnë në ndihmë."- shkruan Melyshi.

Të këshilluara

Aksident në Devoll, lëndohen dy shoferët

Një aksident ka ndodhur në fshatin Braçanj në Devoll. Motomjeti me drejtues shtetasin me iniciale I.SH, 30 vjeç, është përplasur me automjetin, me drejtues shte...

20:00

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI