Flash

SHBA dhe Iraku kryejnë sulme ndaj Shtetit Islamik, 15 viktima

Lapsi.al 31 August 2024
SHBA dhe Iraku kryejnë sulme ndaj Shtetit Islamik, 15 viktima

Ushtria amerikane dhe ajo e Irakut kryen një sulm të përbashkët me objektiv militantët e grupit Shteti Islamik në shkretëtirën perëndimore irakiane, ku për pasojë u vranë të paktën 15 persona, ndërsa 7 trupa amerikane mbetën të plagosura. Komanda Qendrore e Ushtrisë amerikane tha të shtunën se militantët ishin të pajisur me “armatime, granata dhe mjete vetëvrasëse”, gjatë sulmit, i cili sipas forcave irakiane u krye të enjten në shkretëtirën Anbar. Iraku njoftoi më herët për sulmet, por pa thënë se pjesë e tyre ishin Shtetet e Bashkuara.

“Operacioni kishte si objektiv udhëheqësit e ISIS-it me qëllim shkatërrimin e aftësive të tyre për të planifikuar dhe kryer sulme kundër civilëve në Irak, si edhe qytetarëve amerikanë, aleatëve dhe partnerëve në rajon dhe më gjerë”, tha Komanda Qendrore, e cila shtoi se nuk kishte të dhëna për të vrarë nga radhët e civilëve.

Ushtria e Irakut tha se mes të vdekurve ishin udhëheqësit kryesorë të ISIS-it, por pa i identifikuar ata.

Një zyrtar i mbrojtjes amerikane, i cili foli në kushte anonimiteti, i tha agjencisë së lajmeve Associated Press se 5 trupa amerikane u plagosën në sulm, ndërsa dy të tjerë u lënduan gjetkë./VOA

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI