Flash

Libri i Virgjil Muçit/Intervista me armikun serb

Lapsi.al 31 August 2024
Libri i Virgjil Muçit/Intervista me armikun serb

Pak javë më parë ka dalë në qarkullim një libër interesant i letrarit dhe diplomatit Virgjil Muçi që ka si synim ti njohë lexuesit me fqinjët tanë serbë, mentalitetin, kulturën, mitet dhe politikën e tyre. I titulluar në mënyrë provokative "Intervistë me Armikun", ai është konceptuar në dy pjesë: pjesa e parë përbëhet nga një tog intervistash me personazhe të spikatur të shoqërisë civile dhe të jetës artistike e kulturore në Serbi. Aty mund të lexosh mendimet e njërit prej shkrimtarëve më në zë në Beogradin e sotëm, Flip David, i cili mbron tezën se Serbia e ka humbur Kosovën dhe se më e mira për interesin e saj ështe që ta njohë atë. Aty mund të njihesh me idetë interesante të antropologut Ivan Çoloviç, që analizon mitin e betejës së Fushë Kosovës dhe menyrat si është manipuluar me të.

Pjesa e dytë përmbledh disa shkrime të pas vitit 2015 kur autori ka jetuar në Beograd  di diplomat, që reflektojnë tematika që kanë të bëjnë me shoqërinë serbe dhe, në një mënyrë ose tjetër, raportet e saj me Shqipërinë.

Në parathënien e vet autori shkruan: "...ky libër lindi nga një nevojë e hasur në një periudhë të caktuar të jetës sime, kur puna e solli që të jetoja dhe të punoja për një kohë jashtë vendit si diplomat, më konkretisht në Beograd. Përvoja dhe kontaktet në kryeqytetin e Serbisë më ofruan mundësinë të kuptoj se sa pak serbët na njihnin – madje edhe më pak nga ç’i njohim ne ata – dhe, çka ishte më e keqja, shpesh golla e mosnjohjes ishte e mbushur me paragjykime gjithfarësh. Sigurisht e gjithë kjo vinte nga ajo mbyllje hermetike që na ishulloi nga fqinjët e nga bota e madhe dhe që ne e përjetuam për afro pesëdhjetë vjetë. Por ky gjykim do të ishte tejet reduktiv sikur mosnjohjen ta lidhësh vetëm me këtë dukuri". ©LAPSI.AL

Të këshilluara

Microsoft lançon sistemin e ri AI

Microsoft po lançon një sistem të ri AI që shikon gjithçka që përdoruesi i tij bën në kompjuterin e tyre. Sistemi synon të jetë sikur të ketë një "memorie fo...

16:39

TikTok gati të mbyllet në SHBA!

Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së ka miratuar me shumicë votash ligjin që i hap rrugën ndalimit të përdorimit të rrjetit social TikTok në Shtetet e Bashkuara. ...

19:35

Elon Musk padit krijuesin e ChatGPT OpenAI

Elon Musk ka paditur krijuesin e ChatGPT OpenAI, duke argumentuar se ka dështuar në misionin e tij. Musk ishte një nga bashkëthemeluesit e OpenAI dhe ndihmoi...

18:22

ide

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI