Flash

Izraeli bombardon autokolonën e ndihmave, vriten 4 palestinezë

Lapsi.al 31 August 2024
Izraeli bombardon autokolonën e ndihmave, vriten 4 palestinezë

Organizata Amerikane e Ndihmës për Refugjatët në Lindjen e Afërme (Anera), me seli në Uashington, njoftoi se nga një sulm ajror izraelit humbën jetën katër palestinezë në automjetin që udhëhiqte një autokolonë ndihmash, automjetet e së cilës po transportonin ushqime dhe karburant drejt një spitali në pjesën jugore të Rripit të Gazës.

Anera insiston se autokolona po vepronte sipas një “plani të koordinuar dhe të miratuar transporti”, i cili parashikonte roje sigurie të paarmatosur si pjesë e autokolonës, duke iu përmbajtur “marrëveshjes me kompaninë e tranzitit Move One”. Sulmi ajror izraelit u krye pa asnjë paralajmërim apo komunikim.

Në një deklaratë për gazetën “The Washington Post”, drejtorja për palestinezët në “Anera”, Sandra Rasheed tha se ndër ndihmat e dorëzuara nga autokolona kishte furnizime mjekësore dhe karburant për spitalin e drejtuar nga Emiratet në Rafah. Ajo gjithashtu konfirmoi se trajektorja e tyre ishte koordinuar me Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF).

Sipas ushtrisë izraelite, militantët e armatosur kishin marrë kontrollin e automjetit kryesor, ndaj dhe u krye një sulm ndaj tyre. Sulmi ndaj autokolonës së organizatës “Anera” vjen dy ditë pasi një kamion i Programit Botëror të Ushqimit u qëllua në Gazë. Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare – OCHA – tha se sulmet ndaj personelit humanitar, misioneve dhe objekteve humanitare po kufizojnë më tej shpërndarjen e ndihmave jetike në Gazë.

Ajo paralajmëroi se “këto incidente jo vetëm që rrezikojnë jetën e punonjësve të ndihmave – me vdekjet më të shumta të regjistruara ndonjëherë nga OKB-ja – por gjithashtu kufizojnë kapacitetin e tyre për të ndihmuar mbi 2 milionë njerëz që janë të përfshirë në përpjekje të përditshme për mbijetesën e tyre”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI