Flash

Vihen në pranga vëllezërit dhe një 20-vjeçar pasi kultivonin bimë narkotike në Malësinë e Madhe

Lapsi.al 30 August 2024
Vihen në pranga vëllezërit dhe një 20-vjeçar pasi

Tre të rinj, Emanuel Kapaj, 29-vjeç, Silvester Kapaj 23-vjeç, dhe Eremis Volaj 20-vjeç, janë arrestuar në Malësi e Madhe pasi janë kapur duke kultivuar kanabis në një zonë malore në fshatin Fushë-Zezë.

Dyshohet se tre të rinjtë, dy prej tyre vëllezër, kanë bashkëpunuar për të kultivuar 561 bimë narkotike, në fshatin Fushë Zezë. Kanabisi është asgjësuar nga policia, ditën e djeshme, me anë të djegies.

Siç shihet nga pamjet, bimët narkotike janë mbjellë në një zonë pyjore publike me qëllim shmangien e zbulimit nga forcat e policisë. Por 3 të rinjtë janë monitoruar në vazhdimësi qysh në mbjelljen e kanabisit, pasi janë vënë re duke hapur gropa për ta mbjellë.

Tre të rinjtë janë kapur gjatë operacionit në aksin rrugor Tamarë-Shkodër duke qarkulluar me dy automjete. Ndërsa dy makinat e përdorura nga autorët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

'Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas kanë bashkëpunuar për të kultivuar 561 bimë narkotike në tokë publike, në fshatin Fushë Zezë, të cilat janë asgjësuar nga Policia, ditën e djeshme, me anë të djegies.'- njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI