Flash

Pjesë e një grupi shpërndarësish drøge, arrestohen 2 shqiptarët në Itali

Lapsi.al 30 August 2024
Pjesë e një grupi shpërndarësish drøge, arrestohen 2

Dy shqiptarë janë arrestuar nga karabinierët e Bolonjës në Itali, si anëtarë të një grupi të shpërndarjes së lëndëve narkotike nëpër qytet. Të arrestuarit janë 39 dhe 43 vjeç, kurse emrat e tyre nuk u publikuan.

Policët pikasën në fillim lëvizjet e dyshimta të 39-vjeçarit që hyri në banesë dhe më tej shoku i tij që doli dhe la derën hapur, teksa bënte edhe mbikëqyrësin e zonës. Ndërhyrja në aksion dhe kontrolli i ambienteve zbuluan 23 gramë kokainë dhe 720 euro cash.

Dy shqiptarët u arrestuan dhe u dërguan në dhomat e sigurisë me urdhër të Prokurorisë, në pritje të seancës së vlefshmërisë.

Edhe në Urbino është arrestuar një tjetër shqiptar 35-vjeçar për akuzën e vjedhjes së një banese, kurse miku i tij arriti të arratisej në momentin e fundit. Policia tha se mori sinjalizim nga pronari i banesës se autorët kishin hyrë duke vjedhur çelësat e makinës, një sasi parash dhe sende personale me vlerë.

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira

Vendi ynë në orët e paradites paraqitet me intervale të gjata kthjellimesh në zonat bregdetare dhe kalime vranësirash në pjesën tjetër të territorit, ku më të t...

07:40

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI