Flash

Ndihmës Sekretari i NATO-s-Kosovës: Veprimet e pakoordinuara në Veri shtojnë rrezikun për dhunë

Lapsi.al 30 August 2024
Ndihmës Sekretari i NATO-s-Kosovës: Veprimet e pakoordinuara në

Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Operacione, Thomas Goffus është shprehur se veprimet e pakoordinuara, posaçërisht në veri të Kosovës, mund të rrisin rrezikun për dhunë, e cila cenon sigurinë e të gjithëve, duke përfshirë dhe trupat e KFOR.

"Siç i kemi parë veprimet e papritura dhe të pakoordinuara, posaçërisht në veri të Kosovës, mund të rrisin rrezikun e dhunës, e cila cenon sigurinë e të gjithë njerëzve në Kosovë, dhe rrezikon trupat e KFOR-it”, ka thënë ai.

Njeriu që këshillon Sekretarin e Përgjithshëm për forcimin e aftësive mbrojtëse, mbrojtjen e territorit dhe reagimin ndaj krizave, është shprehur se zgjidhja që çon drejt një paqe afatgjatë në Kosovë është ajo politike, jo shtimi i trupave ushtarake.

Sipas Thomas Goffus, është esenciale që edhe Prishtina edhe Beogradi të përfshihen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, për të zgjidhur çështjet e mbetura.

“Gjatë vitit të kaluar ne kemi rritur numrin e trupave në Kosovë, në mënyrë që të adresojmë fatkeqësisht një ambient më sfidues të sigurisë dhe rishfaqjen e tensioneve. Kjo tregon edhe një herë përkushtimin e shpejtë të aleatëve të NATO-s dhe partnerëve që ta ruajnë sigurinë përgjatë Kosovës dhe Ballkanit në përgjithësi", është shprehur ai.

Ndihmës-sekretari i Përgjithshëm shtoi se kjo e rëndon shqetësimin e NATO-s dhe partnerëve për stabilitetin e rajonit dhe Kosovës, si dhe sigurinë e trupave të saj. Ai tha se ushtarët e KFOR-it mbesin të përkushtuar në detyrë, posaçërisht në veri të Kosovës, me patrullime të rregullta dhe duke monitoruar situatën në terren.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI