Flash

Fshehën νdekjen e 82-vjeçares/ Arrestohet i mituri në Bulqizë, nën akuzë djali i viktimës dhe 2 infermiere

Lapsi.al 30 August 2024
Fshehën νdekjen e 82-vjeçares/ Arrestohet i mituri në

Policia e Dibrës zbardh dinamikën e ngjarjes ku një i mituri goditi të moshuarën në rrugë, kurse djali i 82-vjeçares dhe infermieret e Qendrës Shëndetësore në Ostren fshehën shkaqet dhe dinamikën e krimit.

Vdekja e një gruaje të moshuar mbrëmjen e 28 Gushtit, në fshatin Ostren të Bulqizës, nuk ishte natyrore apo nga rrëzimi, por një aksident rrugor i shkaktuar nga një i mitur, që drejtonte mjetin motor pa leje drejtimi.

Policia e Dibrës njoftoi sot se pas shoqërimit të të dyshuarit një ditë më pas, sot ka zbardhur ngjarjen e ndodhur për vdekjen e 82-vjeçares S.M., dhe ka arrestuar si të dyshuar drejtuesin 16-vjeçar.

Gjithashtu mori nën akuzë edhe djalin e viktimës, si dhe dy infermieret e Qendrës Shëndetësore në Ostren, pasi fshehën detajet dhe dinamikën e ngjarjes, duke e shitur atë si një rrëzim në rrugë. Të akuzuarit po hetohen për “aksident me pasojë vdekjen”, “drejtim mjeti pa leje”, “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës" dhe "shpërdorimi i detyrës".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI