Flash

40 vite në arrati/ Arrestohet anëtari i bandës që rrëmbeu dhe vrau ish-kryeministrin e Italisë

Lapsi.al 30 August 2024
40 vite në arrati/ Arrestohet anëtari i bandës që

Është arrestuar pas 40 vitesh një nga pjesëmarrësit në rrëmbimin dhe vrasjen e ish-kryeministrit të Italisë Aldo Moro.

Leonardo Bertulazzi është arrestuar në Buenos Aires pas 40 vitesh në arrati, pasi gjatë viteve 80-të ishte pjesë e “Brigadës së Kuqe” të cilët akuzohen për një sër krimesh përfshirë dhe vrasjen e ish-kryeminsitrit Moro, trupi i të cilit u gjet në bagazhin e makinës në vitin 1978, 55 ditë pas rrëmbimit.

Bertulazzi ishte arrestuar edhe në vitin 2002 në Argjentinë për llogari të drejtësisë italiane, por për shkak se gjygjy ndaj tij ishte zhvilluar në mungesë, ai u lirua pas 8 muajsh.

Rrëmbimi dhe vrasja e Moros.

Bertulazzi ishte pjesë e “Brigadave të Kuqe’ grup i cili akuzohet për një sërë ngjarjesh kriminale gjatë vitetve 80-90-të.

Në vitin 1978 Bertulazzi dhe anëtarë të tjerë të “Brigëadës së Kuqe”, u akuzuan për pjesëmarrje në rrëmbimin e inxhinierit detar Piero Costa në Genova në janar 1977. Costa, një anëtar i një prej familjeve më të pasura gjenoveze pronare të anijeve, u rrëmbye pranë shtëpisë së tij në Castelletto, me dy persona të armatosur e kapën dhe e shtynë në sediljen e pasagjerit të një Fiat 132.

Fillimisht u kërkua një shpërblim prej 10 miliardë liretash, por negociatat me familjen Costa çuan në uljen e kërkesës në 1.5 miliardë lireta. Pagesa u bë dhe Costa u lirua në fillim të prillit 1977, i lidhur me duar dhe këmbë.

Sipas hetuesve, rrëmbimi i Kostës kishte për qëllim marrjen e mjeteve financiare për të subvencionuar aktivitetet terroriste; 50 milionë lira dyshohet se janë përdorur për të blerë apartamentin në Romë ku Moro mbahej i burgosur gjatë rrëmbimit të tij.

Trupi i Moro-s i mbushur me plumba u gjet në vitin 1978 në bagazhin e një makine të parkuar në Romë 55 ditë pas rrëmbimit të tij.

Autoritetet italiane nuk presin kthimin e tij të afërt në Itali. Avokatët e Bertulazzi kanë bërë ankim kundër vendimit të komisionit argjentinas për refugjatët për revokimin e statusit të tij të refugjatit dhe edhe nëse ai refuzohet, procesi i ekstradimit mund të zgjatet.

Të këshilluara

Koreja e Veriut teston sistemin e ri raketor

Koreja e Veriut ka deklaruar se ka testuar një raketë-hedhës me një sistem të ri udhëzues. Njoftimi ka ardhur përmes mediave shtetërore atje, të cilat raport...

17:26

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI