Flash

Skandali vijon/ Onkolgjiku pa medikamente, nuk punon edhe Akseleratori linear 2

Lapsi.al 29 August 2024
Skandali vijon/ Onkolgjiku pa medikamente, nuk punon edhe Akseleratori linear 2

Kryeministri Edi Rama ka vizituar ditën e sotme Qendrën Spitalore Nënë Tereza.

Gazetari Osman Stafa i News 24 ka raportuar se Rama nuk ka vizituar Onkologjikun, ku problemet vijojnë edhe pas skandalit që plasi pak ditë më parë.

Në Onkologjik ende vijojnë të mungojnë medikamente të rëndësishme, si Irinotekani me të cilin trajtohet kanceri i zorrës së trashë dhe Carboplatine që shërben për trajtimin e kancerit të avancuar të vezoreve.

Sa i përket radiologjisë, Akseleratori linear 2, që shërben për trajtimin e të sëmurëve me kancer me anë të rrezeve, është jashtë shërbimi.

Në Shqipëri janë dy Akseleratori linear, 1 dhe 2, me funksione t ndryshme nga njëra tjetra, duke qenë se bëjnë trajtimin me rreze të ndryshme.

Mjekët raportojnë se mungon edhe Jodi Radioaktiv, me anë të të cilit kurohen pacientet që vuajnë nga kanceri i tiroides.

Sipas gazetari Stafa kjo paraqet një situatë të rëndë në Onkologjik.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI