Flash

Rilindja merr malet, të pathënat e takimit elektoral në Dajt

Lapsi.al 29 August 2024
Rilindja merr malet, të pathënat e takimit elektoral në Dajt

Kupola e Rilindjes nuk ngjitet përpjetë Dajtit të dielën e 1 shtatorit për sfida që lidhen me shëndetësinë, ekonominë, arsimin, korrupsionin, drejtësinë e munguar apo kapjen e shtetit. Këto janë çështje disi më periferike e do të marrin më pak kohë. Thelbi i takimit janë zgjedhjet e pranverës së ardhshme.

Ndonëse ato janë veçse një formalitet dhe për këtë s’ka më askush ndonjë dyshim, Edi Rama mobilizohet gjithnjë për ta kryer sa më mirë këtë formalitet dhe për të forcuar më tej iluzionin se këtu ka normalitet demokratik. Lapsi.al ka arritur të shohë agjendën e të ashtuquajturit retreat, i ndarë në 4 blloqe: Blloku i Komunikimit, Blloku Social, Blloku i Sigurisë dhe Blloku i Drejtorëve.

I pari që do të flasë është Endri Fuga, këshilltari i Edi Ramës për mediat. Ai do të shpjegojë Bllokun e Komunikimit, ku janë vendosur piketat e propagandës që do të shpaloset prej kësaj vjeshte e deri në zgjedhjet e pranverës. Kontrolli i mediave dhe propaganda janë elementë kyç në sundimin e Edi Ramës. Jo më kot për këtë është vendosur të diskutohet që në fillim të takimit.

Mes ministrave që do të flasin/prezantojnë blloqet e tjera janë Belinda Balluku, Ulsi Manja dhe Ogerta Manastirliu. Për Planin e Rritjes së Ballkanit Perëndimor (Growth Plan), miratuar nga BE, fjala i është lënë kryenegociatores Majlinda Dhuka.

Interesante ngjan të jetë pjesa e shënuar si “Blloku i Drejtorëve”, ku  nga agjenda që Lapsi.al ka siguruar, nuk është shumë e qartë se për çfarë do të flitet, por lehtësisht mund të hamendësohet që fokusi edhe në këtë pikë janë zgjedhjet. Rama do t’u lërë porositë ashtu siç ka bërë gjithmonë. Shteti të jetë në funksion të partisë e të gjitha resurset do të mobilizohen për të kapur çdo votë në territor.

Ai nuk ka shqetësim qeverisjen, as shërbimin ndaj qytetarëve, as pastërtinë e figurës së drejtorëve apo kriteret si ata katapultohen në ofiqet e shtetit. Me të gjitha këto Rama është krejt në paqe për aq kohë sa ata i blejnë vota për partinë dhe firmosin porositë që iu kërkon.

Retreati elektoral i Dajtit është veçse preludi i asaj që na pret në muajt e ardhshëm; propagandë, patronazhistë, para për blerje votash dhe shkallmim i mëtejshëm i shtetit për të zgjatur sundimin e Edi Ramës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI