Flash

Vihen në pranga i riu që vidhte motorë në Greqi dhe i sillte për shitje në Shqipëri

Lapsi.al 28 August 2024
Vihen në pranga i riu që vidhte motorë në Greqi dhe i sillte

Për 1000 euro, një i ri shiste në tregun e zi të Shqipërisë motorët që vidhte në Igumenicë, të cilat i kalonte përmes kufirit greko-shqiptar. I riu shqiptar Orgest Veizaj 32 vjeç nga Vllahina e Vlorës kishte një preferencë të veçantë për motorrët, ndërsa mënyra e tij e të vepruarit habiti edhe policët, duke qenë se ai nuk ishte profesionist.

32-vjeçari Orgest Veizaj po kërkonte një model specifik motori. Papaqi 125 kubiksh, të cilat shiten shumë shtrenjtë dhe shumë lehtë në Shqipëri. Ai largohej nga kufiri shqiptar herët në mbrëmje në këmbë, kalonte në territorin grek kur mbërrinte rreth orës 03.00 të mëngjesit në Igumenicë dhe kërkonte motoçikletat që donte.

Në total, 6 muajt e fundit, shqiptari kishte arritur të vidhte gjithsej 6 motora, të cilat i shiste në Shqipëri. Pas vjedhjes së tretë, policia kuptoi modelin e veprimit të tij dhe nisi patrullimet e natës, deri në mëngjesin e djeshëm, kur e pikasi duke ecur në rrugë. Pas disa kohësh vëzhgimi, ai u pa duke tentuar të vidhte një motor tjetër dhe u kap në flagrancë. I riu ka pranuar aktin e tij dhe është dërguar në prokurorinë kompetente të Thesprotisë.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 99.7 lekë dhe do të shitet me 100.4 lekë, ndërsa një dollar do blihet me 89.4 lekë dhe do shitet ...

08:22

Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira

Territori i vendit tonë gjatë paradites do të vijojë të jetë i gjithi nën ndikimin e motit të qëndrueshëm, duke bërë që të ketë intervale kthjellimesh dhe kalim...

07:39

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI