Flash

Quentin Tarantino: Baldwin, përgjegjës për vdekjen e kineastes

Lapsi.al 28 August 2024
Quentin Tarantino: Baldwin, përgjegjës për vdekjen e kineastes

Quentin Tarantino ka folur së fundmi lidhur   me incidentin e ndodhur në sheshxhirimet e “Rust” në tetorin e vitit 2021, në të cilin Baldwin qëlloi me armë kineasten Hutchins.

Në episodin e fundit të podkastit “Club Random with Bill Maher”, Tarantino u shpreh se Baldwin është pjesërisht përgjegjës për të shtënat fatale.

"Unë mund të them me siguri që personi që mban armën në dorë është 90% përgjegjës për gjithçka që ndodh kur bëhet fjalë për atë armë," tha ai. “Por, njëherësh, edhe aktori është 10% përgjegjës, sepse bëhet fjalë për një armë dhe gjatë realizimit të një filmi, kineastët dhe aktorët, të dyja palët, kanë përgjegjësi.”

"Nëse ka hapa që duhen ndjekur dhe respektuar, atëherë duhet treguar shumë kujdes nga të gjithë dhe kjo është e vërtetë në prodhimin e çdo filmi të ri,” vijon Quentin.

Kujtojmë që Baldwin, aksidentalisht qëlloi me armën që supozohej të përdorej për skenën, duke lënë të vdekur kineasten dhe duke plagosur regjisorin e filmit.

Gjyqtari në New Mexico i refuzoi akuzat për vrasje nga pakujdesia kundër aktorit, duke rënë dakord me mbrojtjen që prokurorët dhe policia fshehën prova për burimin e plumbit me të cilin u vra kineastja Hutchins

Të këshilluara

Demi Moore flet për sfidat e moshës

Demi Moore  u shfaq në kopertinën e numrit të shtatorit të revistës “Interview” për të promovuar filmin e saj “The Substance”. Në një intervistë, Demi koment...

17:26

VIDEO/ Kapet “mat” Bleona Qereti

Ka të paktën 4-5 vjet që këngëtarja e njohur Bleona Qereti nuk ka publikuar një videoklip të ri. Duket se tashmë ajo ka vendosur të tregojë edhe një herë veten....

21:00

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI