Flash

Gjermani/ Kishte dyshime se e tradhtonte gruaja, shqiptari qëllon 48-vjeçarin

Lapsi.al 28 August 2024
Gjermani/ Kishte dyshime se e tradhtonte gruaja, shqiptari qëllon

Një shqiptar ka qëlluar 4 herë me pistoletë në drejtim të të dashurit të gruas së tij. Gjykata rajonale e Hildesheim dënoi dje bashkëshortin me 11 vjet burg për vrasje në tentativë dhe lëndim të rëndë trupor.

Shqiptari Laver, 67- vjeç kishte dyshuar për gruan e tij 53 vjeçare se e tradhtonte. Ai e monitoroi në mënyrë të dyshimtë infermieren dhe e shoqëroi nga puna në shtëpi me makinën e tij.

Sipas prokurorisë, shqiptarja besohet se kishte lidhje me bashkatdhetarin Sefat, 48 vjeç, i cili e njihte infermieren e reanimacionit prej 20 vitesh dhe punonte me të. Megjithëse nuk gjeti prova për të mbështetur dyshimet e tij, Laver, mori një pistoletë Tokarev, të kalibrit 7.62 mm dhe e qëlloi 48- vjeçarin.

Sipas gjykatës, më 29 janar 2024, Laver vëzhgoi 48- vjeçarin dhe priti derisa të kthehej në shtëpi në errësirë. Kur Sefat doli nga makina e tij, Laver nxori armën. “Laver, mos e bëj këtë!”, i tha 48- vjeçari.

Por, 67-vjeçari, qëlloi në drejtim të tij, ku njëri plumb e ka prekur në parakrahë, plumbi i dytë e ka goditur në shpinë, i treti në trup, ndërsa i 4-ti i ka lënduar syrin e majtë.

Pak kohë pas sulmit, autori i arratisur u kap nga oficerët e policisë dhe u dërgua në paraburgim. Ai pretendoi se ai dhe djemtë e tij ishin kërcënuar disa herë më parë nga Sefat. Sefat siguroi se ai nuk kishte pasur një lidhje me gruan e tij, ndërsa që nga sulmi me pistoletë ai ka qenë në pushim mjekësor dhe vuan nga ankthi./Bild

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI