Flash

Demi Moore flet për sfidat e moshës

Lapsi.al 28 August 2024
Demi Moore flet për sfidat e moshës

Demi Moore  u shfaq në kopertinën e numrit të shtatorit të revistës “Interview” për të promovuar filmin e saj “The Substance”.

Në një intervistë, Demi komentoi vëmendjen e madhe që trupi i saj në bikini tërhoqi kur ishte 40 vjeçe dhe luajti në filmin “Charlie’s Angels”.

“Kam punuar në filmin ‘Charlie’s Angels’ dhe shumë u fol për skenën e famshme në bikini. Gjithçka ishte shumë e theksuar dhe shumë u diskutua për pamjen time. Nuk kam pasur ndjenjën se nuk i përkas. Ishte më shumë si – nuk kam 20 ose 30 vjet, por akoma nuk isha ajo që ata e konsideronin ‘nënë‘”, shpjegoi ajo.

“Hollywoodi është i ashpër ndaj grave në atë moshë sepse nuk ka më skenare apo role që u përshtaten. Ose je nënë, ose je mjaft e moshuar që të mos të të konsiderojnë tërheqëse”, tha Demi.

Në filmin e saj të ri, ajo interpreton një yll hollivudian, Elisabeth Sparkle, e cila merr një ilaç eksperimental për të krijuar një version më të ri të vetes.

Të këshilluara

VIDEO/ Kapet “mat” Bleona Qereti

Ka të paktën 4-5 vjet që këngëtarja e njohur Bleona Qereti nuk ka publikuar një videoklip të ri. Duket se tashmë ajo ka vendosur të tregojë edhe një herë veten....

21:00

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI