Flash

U zunë për një vendi parkimi/ Vritet shqiptari në Belgjikë

Lapsi.al 27 August 2024
U zunë për një vendi parkimi/ Vritet shqiptari në

Një konflikt i ashpër për një vend parkimi është kthyer në një tragjedi të vërtetë në periferi të Brukselit. HLN shkruan se një emigrant shqiptar, baba i tre fëmijëve, u qëllua për vdekje me armë nga një person me të cilin po debatonte ashpër. Mësohet se ky është rezultat i një mosmarrëveshjeje prej vitesh mes fqinjëve, që kishte të bënte me një vend parkimi.

"Kishte dy viktima në incident. Një viktimë vdiq. I dyti, kushëriri (19) i viktimës, aktualisht ndodhet në gjendje të qëndrueshme, por ende në rrezik për jetën. Autori i armatosur mësohet se ka kërcënuar edhe gruan e viktimës dhe një fqinjë përballë rrugës dhe mësohet se ka qëlluar edhe mbi djalin 15-vjeçar të viktimës. Gruaja, fqinji dhe djali mbetën të padëmtuar,” tha zyra e prokurorit publik Halle-Vilvoorde të hënën në mëngjes.

Emri i viktimës ende nuk është publikuar nga autoritetet dhe as dinamika e ngjarjes apo nëse ka pasur motive të tjera të ngjarjes. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 të mbrëmjes së diel (25 Gusht), në rrugën “Blijde Inkomststraat”, në Machelen, një komunë periferike e Brukselit.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI