Flash

Mandati i Xhaçkës/ Debat mes Felajt dhe Çupit: Kjo godine ka vite që është rrumpallë

Lapsi.al 27 August 2024
Mandati i Xhaçkës/ Debat mes Felajt dhe Çupit: Kjo godine ka

Mbledhja e Këshillit të Legjislacionit është shoqëruar me debate mes socialistëve dhe demokratëve. Në diskutimin për mandatin e deputetes Olta Xhaçka.

Deputetja Ermonela Felaj ka deklaruar se Këshilli i Legjislacionit është organ për dhënie mendimi. Ndërsa nga ana tjetër deputetja Dhurata Çupi ka theksuar se ka vite që godina e Kuvendit është në gjendje rrumpalle dhe në kaos legjislativ ku askush nuk e respekton.

Pjesë nga diskutimi:

Felaj: Mendon se mund të jemi më të kursyer në kohë dhe në retorikë. Këshilli për legjislacionit është këshillimor, për të dhënë mendim për vendimin e GJK. Për çështjen në fjalë jemi marrë shumë gjatë. Meqë jemi organ i dhënies së mendimit, të japim mendimin e përbashkët dhe kryetarja e Kuvendit, mocionin me debat ta përfshijë në seancë plenare. Këtë mendim duhet t’i japim kryetares së Kuvendit. Nuk do isha të futeshim në raporte, të mblidhemi dhe njëherë për të miratuar raporte etj etj. Mund ti referohemi nenit 14.

Çupi: Faleminderit zonja Felaj. Në fakt ka vite që kjo godinë dhe godina përballë gjendjen në një rrumpallë dhe kaos legjislativ ku askush nuk respekton atë. Nuk keni pikën e respektit për çfarë thotë Kushtetuta dhe rregullorja. Ka një urdhër të kryetares së Kuvendit që kërkon mbledhjen e Këshillit Legjislativ të Kuvendit për shqyrtimin e vendimit nr 55. Ka një rregullore që ka pikë 1 dhe 4 , por ka dhe pikën 8 për një raport. Nuk mund t’i dalim në dritare dhe të njoftojmë Spiropalin, por duhet një raport me shkrim. Fakti që jemi dakord për një raport, mund t’ia paraqesim kryetares.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI