Flash

Mandati i Olta Xhaçkës/ Vijon farsa parlament kushtetuese

Lapsi.al 27 August 2024
Mandati i Olta Xhaçkës/ Vijon farsa parlament kushtetuese

Këshilli i Legjislacionit ka vendosur që në seancën e datës 12 shtator do të futet në rendin e ditës shqyrtimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës. Mbledhja u shoqërua me debate mes deputetëve të opozitës dhe maxhorancës.

Ishte kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ai i cili akuzoi kolegët socialistë se kanë shkelur kushtetutën duke mos zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese të cilat janë të detyrueshme dhe të painterpretueshme nga Kuvendi.

“Zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është i detyrueshëm dhe më vjen mirë që klolegët e mësuan në muajt e fundit të kësaj legjislature”, tha Bardhi.

Në korrik këtij viti, Gjykata Kushtetuese urdhëroi Kuvendin që të dërgojë në Kushtetuese mocionin e deputetëve të opozitës për mandatin e Xhaçkës pasi në prill, socialistët patën ngritur kartonat kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila i kërkonte që të dërgonte për interpretim në këtë gjykatë mandatin e ish ministres Xhaçka, bashkëshorti i së cilës u shpall investitor strategjik nga qeveria. Kryetarja e gjykatës, Holta Zaçaj i kujtoi Kuvendit se vendimet e saj kanë efektet e forcës së ligjit dhe se asnjë institucion tjetër nuk mund t’i vërë në diskutim. Por më parë e njëjta Gjykatë kishte bërë ping pong me këtë dosje duke favorizuar ish ministren dhe deputeten socialiste.

Sepse, në shkurt 2023, kur e pati në dorë të shprehej nëse Xhaçka duhej ta humbiste mandatin, apo i takonte ta mbante atë, gjyqtarët u fshehën si skuthë duke mos marrë vendim.

Lexo me tej:

Mandati i Olta Xhaçkës, zbulohet si votuan anëtarët e Gjykatës Kushtetuese 

Edhe atëhere shumica socialiste në parlament refuzoi ta dërgonte në Kushteuese shqyrtimin e mandatit të Xhaçkës. Kjo gjë e ndau opozitën dikur të përçarë në dy kampe. Grupimi më i madh, ai i Sali Berishës që arriti të mbledhë 28 nënshkrime deputetësh (1/5 e Parlamentit), kërkoi dy gjëra: shpalljen anti-kushtetues të refuzimit të Parlamentit dhe mbi të gjitha shqyrtimin thelbësor të çështjes, nëse Olta Xhaçka mund ta mbante edhe më tej mandatin e deputetit.

Nga ana tjetër, 14 deputetë të grupit Alibeaj-Basha, iu shmangën thelbit të çështjes, duke i kërkuar Gjykatës Kushtetuese që ta detyronte parlamentin për të dërguar pranë saj qëndrimin e minorancës për mandatin e Xhaçkës.

Natyrisht, askush nuk kishte dyshime se kjo Gjykatë Kushtetuese, e pjellë nga një reformë pocaqi dhe e politizuar deri në skaj, do kishte këllqe të digjte një deputete të shumicës, aq më tepër që, në atë kohë, ajo qe dhe ministre e kabinetit Rama. Prandaj për ti bishtnuar thelbit të çështjes, Kushtetuesja përdori si pretekst qasjen që zgjodhën 14 deputetët e grupit Alibeaj-Basha. Ajo  bëri sikur i dha atyre të drejtë, i'a ktheu çështjen parlamentit për ta detyruar atë që ti përcjellë mendimin e pakicës, gjykatës.

Por duke bërë këtë ajo refuzoi të shqyrtojë kërkesën e grupimit Berishist që përbënte thelbin e çështjes: A mund ta mbajë mandatin e deputetit një ministre në konflikt interesi, që ka përfituar avantazhe biznesi dhe benefice publike nga vendimet e qeverisë ku bën pjesë.

Ky vendim i votuar në shumkcë nga Vitore Tusha, Ilir Toska, Gent Ibrahimi, Marsida Xhaferllari, Fiona Papajorgji e Marjana Semimi, polli gjithë peripecitë e tanishme që çështja nuk mer rrugë edhe pas më shumë se dy vitesh dhe kushtetuesja nuk merr dot vendim për Xhaçkën, pasi më parë votoi për të tkurrur kopetencat e saj. Që athere juristë me emër denoncuan faktin se vendimi kishte si qëllim sorrollatjen dhe koha e provoi këtë. Ishte kushtetuesja që i ngriti topin ramistëve për të votuar kundër vendimeve të saj. Dhe tani, me vendimin e fundit, ajo do të arrnojë precedentin që ka vendosur vetë, duke hedhur poshtë votimin e deputetëve socialistë ‘Për mosdërgimin e mocionit në Gjykatën Kushtetuese’ të Kuvendit të Shqipërisë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë’.

Kryetarja e kësaj gjykate, Olta Zaçaj, duke lexuar këtë vendim tha se “në kuadër të kësaj vendimmarrjeje, Gjykata thekson se Kuvendi mbart detyrimin për ekzekutimin pa vonesë të këtij vendimi”.

Por sado i rëndë të duket diskutimi i marrjes së një vendimimi parlamentar në sfidë ndaj Gjykatës Kushtetuese, thelbi është tjetër kund. Sepse janë gjyqtarët kushtetues ata që u bënë dy vite e ca më parë mburojë të ish ministres dhe tani s'po bëjnë gjë tjetër veçse po mundohen të mbulojnë skandalin që pollën vetë. Fakti i pamohueshëm është se prej tre vjetësh, me anë të procedurave u shmang një vendim pro ose kundër Olta Xhaçkës.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI