Flash

Dhunohet një polic në Shkodër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen Xhabije të Shkodrës, ku efektivi i Policisë ...

00:03

Lëreni Olta Xhaçkën, por merruni me gjykatësit sharlatanë

Lapsi.al 27 August 2024
Lëreni Olta Xhaçkën, por merruni me gjykatësit

Ajo që po shitet si një krizë e stërgjatur institucionale mes një Gjykate Kushtetuese që e urdhëron parlamentin të votojë për t’i sjellë për shqyrtim çështjen e imunitetit të Olta Xhaçkës dhe shumicës parlamentare që pretendon se deputetët e zgjedhur nga sovrani nuk mund t’i urdhërojë askush se si të votojnë, është në fakt, një farsë për t’i hedhur hi syve publikut. Ajo do thjeshtë të ruajë faqen e fëlliqur në shërbimet ndaj qeverisë të trupës më të rëndësishme të dalë nga reforma në drejtësi.

Problemi nuk është fare në pikën për të cilën po diskutohet sot; pra, nëse ka ose jo të drejtë kushtetuesja të urdhërojë kuvendin që ti dërgojë për shqyrtim mandatin e ish ministres që pretendohet se ka përfituar titullin e investitores strategjike nga qeveria ku bënte pjesë.  

LEXO ME TEJ:

Mandati i Olta Xhaçkës/ Vendimi i Kushtetueses do të shqyrtohet më 12 shtator

Sepse, nga e drejta që po kërkon me këmbëngulje sot, përmes një vendimi të marrë në fillim të këtij korriku, pra atë për të shqyrtuar në themel çështjen e Xhaçkës, kushtetuesja hoqi dorë vetë me vullnetin e saj për ti shërbyer qeverisë Rama. Gjithçka u vendos në shkurt të 2023, kur Olta ishte ende ministre e jashtme. Atëherë nuk kishin kaluar as dy vite nga zgjedhjet e shkuara dhe ndërprerja e një mandati për mos respektimin e tij, kishte një farë peshe në lojën politike. Por atëherë Kushtetuesja, si ajka e drejtësisë së re, vendosi të luajë kartën e sorrollatjes. Ajo e shpërfilli trajtimin e kërkesës të 1 / 5 të deputetëve (28 mbështetës të Berishës) që i kërkuan të shprehej nëse Xhaçkës i takonte ose jo mandati. Ata, të ndihmuar edhe nga një kërkesë e grupimit opozitar Alibeaj- Basha, që asokohe ishte shumë më i madh në numra, vendosën të merren me formën jo me thelbin, pra nëse duhet detyruar ose jo kuvendi ta përcjellë kërkesën e opozitës për heqjen e një imuniteti. Ata e shpërfillën në mënyrë flagrante kërkesën e obligueshme të 1 / 5 të deputetëve dhe kjo nuk ishte një harresë e rastësishme. Atëhere Olta ulej ende në krah të kryeministrit në mbledhjet e kabinetit, atëhere ajo kishte përpara vetes edhe plot 29 muaj si deputete. Dhe ndihma më e mirë që i bënë asaj gjykatësist kushtetues ishte që të luanin shejtan budallain, për të shmangur shqyrtimin e dosjes së saj në thelb. Ata frikësoheshin pasi parardhësit e tyre “të drejtësisë së vjetër”, i patën lënë në dorë pataten e nxehtë të precedentit të heqjes së imuniteteve të Ilir Beqes dhe Koço Kokëdhimës, për çështje të ngjashme. Kështu, në vend që ta shpëtonin drejtpërdrejt, ata e “falën” duke i dhuruar kohë ish ministres. 

Deputetët e opozitës që shpëtuan mandatin e Olta Xhaçkës ne kushtetuese

Sot, kjo çështje e ka humbur rëndësinë dhe rrezik kushtetuesja nuk do ta shqyrojë do më kurrë atë. Por edhe nëse e bën, vendimi që do të marrë do të jetë qesharak, pasi kur ai të shpallet, Olta Xhaçka do jetë futur në listën e re të partisë për në parlementin e ardhshëm.     

Këtu mbaron dhe fabula e mandatit të Olta Xhaçkës bashkë me polemikën shterpë, nëse do të detyrohet kuvendi ta shpjerë dosjen e saj për shqyrtim. Por ama këtu fillon një çështje shumë më e mprehtë: ajo e asgjesimit së Gjykatës Kushtetuese, që nuk ka humbur asnjë rast për ti shërbyer Edi Ramës. Ky institucion i sapo dalë nga reforma, është ai që ka legjitimuar në këtë vend zgjedhje moniste me një parti të vetme dhe pa dekretimin e kreut të shtetit. Kjo është gjykata që ka refuzuar të shprehet nëse shembja me fadroma nga Veliaj e ndërtesës së Teatrit Kombëtar ishte apo jo e ligjshme. Në fakt ajo ka shpërfaqur trajtat tipike që përftojnë ata të cilëve u duhet të bëjnë arbitrin në regjime autokratike. Ata heqin dorë nga dhënia e vendimeve. Ashtu si na rastin e Xhaçkës, kur i’u shmang gjykimit të thelbit, kushtetuesja ka refuzuar ta bëjë këtë për çështje të tjera të nxehta. Ata nuk kanë pranuar të marrin në shqyrtim koncesionin e dhënies së Portit të Durrësit për Alabarin, ata kanë votuar kundër futjes në seancë plenare të papajtueshmërinë e zgjedhjes së Skënder Gjinushit, njësoj janë sjellë kur janë vënë para dilemës nëse ishte i ligjshëm apo jo izolimi i Sali Berishës, dhe të njëjtin standart kanë aplikuar kur i’u është kërkuar të shprehen për mosngritjen e komisionit hetimor për investimet strategjike. Pa përmendur këtu rastin Beleri, për mos lejimit e betimit të të cilit gjyqtarët kushtetues u renditën përkrah kamikazëve të partisë në drejtësinë e re. 

Pra, konkluzioni është se për çështjet e mëdha, ata ose kanë dhënë vendime në favor të qeverisë ose kur e kanë pasur të pamundur ta bëjnë këtë, kanë refuzuar të shprehen duke lejuar që sërish përfituesja të jetë ajo. Pikërisht për këtë është tani i rëndësishëm debati rreth imunitetit të ish-ministres strategjike, për të kuptuar se deri në ç‘pikë kanë përfunduar korifejtë e drejtësisë së re. Dhe ta mendosh se për të arritur deri këtu, u desh të asgjesohej plotësisht Gjykata “e vjetër”, që në tetë vite i kish kthyer pas Berishës kryeministër një dyzinë vendimesh si anti kushtetuese (mes tyre marëveshjen e famshme të detit) dhe që vazhdoi më të njëtin ritëm të sprapësonte shkelejt e pasardhësit të tij Rama. Boll dhe kaq mjafton për të kuptuar se ku kemi mbërritur. 

©Lapsi.al

Të këshilluara

Revolucionet e shezllongut

Për Shqipërinë e lajmit të vrasjes së ditës dhe Kosovën e lajmit rutinor për Urën e Mitrovicës, për çmimin e shezlonit në Shqipëri që arriti të bëhet top-lajm i...

14:58

Ç' ka Kosova më shumë?

Një debat i vërtetë demokratik, nga ata që në pamje të parë duket se i interesojnë vetëm një elite të ngushtë, por që në të vërtetë janë termometër i shoqërisë ...

10:14

Valijevi si medalje hipokrizie për Ramën

Kushdo që ka pasur durimin ta shpjerë deri në fund një status të gjatë të Edi Ramës në Facebook, me siguri që i ka bërë pyetjen vetes: Si është e mundur që ky n...

14:02

BE po mbytet në urën e Ibrit

Edhe ata që nuk e duan aq shumë BE-në e pranojnë se ajo ka dy arritje të mëdha. E para është liria e lëvizjes brenda bllokut pa kontrolle kufitare dhe e dyta ës...

12:21

A është real rreziku i antiamerikanizmit?

Dy ngjarje që kanë rindezur tensionet në Kosovën veriore, ajo e mbylljes së disa pikave të pa liçensuara të postës serbe dhe nisma e qeverisë Kurti për të rihap...

19:17

Himara, si fundi i farsës

Rezultati pa surprizë i zgjedhjeve të Himarës ku "greku" i Ramës i mori vendin "grekut" të opozitës kërkon një shpjegim që e kapërcen kurthin e dasisë etnike, k...

11:16

Qeverisja faraonike e kryeministrit Rama

Qeverisja e faraonëve në Egjiptin e lashtë kishte dy karakteristika që të sjellin ndër mend qeverisjen aktuale. Së pari, ekzistonte një hendek sa i thellë aq ed...

12:00

Rreziku Trump për demokracinë shqiptare

Rreziku gjeopolitik i një presidence Trump, si për Shqipërinë dhe Kosovën, është i qartë. Trump është adhurues i Vladimir Putinit dhe mosbesues ndaj NATO-s. Ard...

13:05

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI