Flash

Analiza: Greqia këtë vit po përballet me 50 për qind më shumë zjarre sesa vitin e kaluar

Lapsi.al 27 August 2024
Analiza: Greqia këtë vit po përballet me 50 për qind më

Greqia ka përjetuar 50 për qind më shumë zjarre gjatë kësaj vere sesa më 2023, tha një zëdhënës i Qeverisë greke më 26 gusht. Pas valës së hershme të të nxehtit dhe dimrit më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë, stina e verës në Greqi është përshkruar nga një sërë zjarresh që kanë shkatërruar zona në verilindje të Athinës.

“Që nga 1 maji, zjarrfikësit janë përballur me rreth 4.000 zjarre, një rritje prej 50 për qind krahasuar me vitin e kaluar”, tha për gazetarët zëdhënësi Pavlos Marinakis.

Zjarri më i keq i këtij viti shpërtheu më 11 gusht afër qytetit historik, Maratona, 40 kilometra në verilindje të kryeqytetit grek, Athina. I nxitur nga erëra të fuqishme, zjarri ka shkatërruar 10.000 hektarë, ka marrë jetën e një gruaje dhe ka detyruar mijëra njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre.

Dy javë që nga shpërthimi i zjarrit masiv, opozita po kritikon Qeverinë për mënyrën se si po menaxhon këto fatkeqësi, që shkencëtarët thonë se po bëhen më të këqija nga ndryshimet klimatike. Javën e kaluar, kryeministri grek Kyrikakos Mitsotakis, u përball me protesta të banorëve të zemëruar teksa ai vizitoi zonat e prekura nga zjarri.

Kryeministri grek mbrojti shpejtësinë e përgjigjes të autoriteteve, duke u thënë gazetarëve se u deshën vetëm 5 minuta që avionët të angazhoheshin në shuarjen e zjarreve dhe vetëm 2 minuta që të mobilizoheshin më shumë trupa tokësore, falë dronëve vëzhgues. Shkencëtarët kanë thënë se emetimet e karburanteve fosile po përkeqësojnë gjatësinë, shpeshtësinë dhe intensitetin e valëve të të nxehtit në mbarë botën./ REL

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI