Flash

SHBA: Marrëveshja bërthamore me Iranin nuk është në agjendë

Lapsi.al 26 August 2024
SHBA: Marrëveshja bërthamore me Iranin nuk është në

Ringjallja e marrëveshjes bërthamore mes Iranit dhe fuqive bërthamore vazhdon të mos jetë në agjendë për administratën e presidentit amerikan, Joe Biden, tha një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit më 26 gusht, teksa Teherani bëri thirrje për “negociata të reja” për të përditësuar marrëveshjen, para se ajo të mund të ringjallet.

Ministri i ri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, tha javën e kaluar se marrëveshja “nuk mund të ringjallet në formën e saj aktuale” për shkak se klauzolat kanë skaduar dhe insistoi se duhet të ketë bisedime të reja për të ringjallur marrëveshjen. Megjithatë, një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit i tha Radios Evropa e Lirë se marrëveshja bërthamore, e arritur më 2015, “nuk është në agjendë tani”. SHBA-ja u tërhoq nga marrëveshja në mënyrë të njëanshme më 2018, kur president i shtetit ishte Donald Trump.

“SHBA-ja, në një mënyrë apo një tjetër, do të sigurohet që Irani kurrë të mos ketë armë bërthamore dhe ne jemi të përgatitur që të përdorim të gjitha elementet e fuqisë kombëtare për të arritur këtë gjë”, tha zëdhënësi.

Megjithatë, Uashingtoni mendon se “diplomacia është mënyra më e mirë për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme dhe efektive”, tha zëdhënësi i DASH-it.

Gjatë një interviste televizive, Araqchi tha se rinegocimi i marrëveshjes do të jetë sfidues.

“Ky dokument definitivisht ka nevojë të rihapet dhe disa pjesë të tij duhet të ndryshohen. Një gjë e tillë nuk është punë e lehtë”, tha ai.

Gjërat ndërlikohen edhe më shumë për shkak të zgjedhjeve presidenciale amerikane, që mbahen në nëntor, dhe për shkak të luftërave në Ukrainë dhe Gazë. Araqchi tha se lufta në Ukrainë “ka ndërlikuar shumë mënyrën se si evropianët e shohin sigurinë”, ndërkaq konflikti në Gazë “ka ndryshuar krejtësisht situatën në rajon”.

Kryediplomati, që është një prej arkitektëve të marrëveshjes mes Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, tha se formati i bisedimeve që nga viti 2021, që synonin ringjalljen e marrëveshjes, më nuk funksionon.

“Kërkohen negociata të reja”, shtoi Araqchi.

Marrëveshja parashihte kufizimin e programit bërthamor të Iranit dhe niveleve të pasurimit të uraniumit, duke vendosur kufizimin deri në 3.67 për qind të pasurimit të uraniumit. Në këmbim, SHBA-ja hoqi sanksionet që kishin ngufatur ekonominë dhe sektorin e energjisë së Iranit. Por, Trumpi tërhoqi SHBA-në nga marrëveshja më 2018 dhe rivendosi sanksionet. Irani u hakmor duke shkelur në mënyrë graduale parimet e marrëveshjes dhe aktualisht po pasuron uraniumin deri në 60 për qind./ REL

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI