Flash

Sulm me thikë në Gjermani, tre të vdekur dhe katër të plagosur

Lapsi.al 24 August 2024
Sulm me thikë në Gjermani, tre të vdekur dhe katër të

Disa njerëz mbetën të vrarë dhe të tjerë po luftojnë për jetën e tyre pas një sulmi me thikë në një festival në qytetin gjerman të Solingenit, teksa policia është vënë në kërkim të një të dyshuari që është në arrati.

Aksioni i policisë nisi menjëherë pas sulmit në Festivalin e Diversitetit në sheshin qendror Fronhof në qytet, i cili është vetëm disa milje nga Dusseldorf.

Gazeta gjermane Bild raportoi se rreth orës 21:45, një burrë filloi të godiste rastësisht kalimtarët me thikë. Deri më tani nuk është bërë asnjë arrestim.

Gjatë një shfaqjeje të gjallë të yllit botëror Solingen, DJ Topic, një nga organizatorët thuhet se doli në skenë për të anuluar ngjarjen dhe i tha turmës të fillonte të lironte zonën.

Mediat lokale folën me një dëshmitar okular, i cili tha se ishte gjatë setit të këngëtares Suzan Köcher kur ai pa një person ‘të rrëzuar vetëm një metër larg’.

Lars Breitzke mendoi se ishte një person i dehur, por – duke vënë re shprehjen e tronditjes në fytyrën e këngëtarit – ai u kthye dhe pa disa të tjerë në dysheme mes ‘pellgjeve të gjakut’.

I dyshuari thuhet se ka sulmuar vizitorët direkt para skenës.

Tre persona u vranë dhe katër u plagosën rëndë në sulmin në qytetin gjerman të Solingenit, tha policia.

Të këshilluara

Medvedev: Tashmë nuk ka më paqe me Kievin

Kryeqyteti i Rusisë, Moska, ka qenë targeti i sulmeve të fundit të ushtrisë ukrainase. Mbrojtja ajrore ruse rrëzoi 10 dronë mbi Moskë dhe rrethinat e saj, bëri ...

18:03

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI