Flash

Ekstradohet nga Spanja 50-vjeçari, pjesë e grupit të djalit të Erzen Breçanit

Lapsi.al 23 August 2024
Ekstradohet nga Spanja 50-vjeçari, pjesë e grupit të djalit

Ismali Zeneli është ekstraduar nga Spanja drejt vendit tonë, pas finalizimit të operacionit nga Interpol Tirana. 50-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Drejtoria e Interpolit, është pjesë e grupit të bandës ku u arrestua Erzen Breçani.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

SPAK ka regjistruar procedim në vitin 2023 dhe në kuadër të këtij procedimi, në bashkëpunim me Eurojust dhe Europol, si dhe me agjencitë ligjzbatuese belge, franceze, holandeze, gjermane, braziliane dhe kolumbiane, kanë zhvilluar hetime lidhur me disa shtetas shqiptarë të përfshirë në veprimtari kriminale në Shqipëri, Amerikën e Jugut dhe në disa shtete europiane.

Gjithashtu, hetimet janë kryer dhe në lidhje me disa ngjarje kriminale të mëparshme të ndodhura ne Shqipëri. Dyshohet se shtetasi Ismail Zeneli është koordinuar me bashkëpunëtoret e tij dhe ka dhënë informacione mbi vendndodhjen e shtetasve A. N. dhe E. N., me qëllim vrasjen. Më tej, dyshohet se ky shtetas është koordinuar me bashkëpunëtorët e tij, për trafikimin e lëndëve narkotike, nga vendet e Amerikës se Jugut, në portet kryesore europiane, veçanërisht në Valencia, Spanjë.

Si rezultat i bashkëpunimit të Drejtorisë së Interpolit, me Interpol Madridin, u bë i mundur arrestimi i tij në Spanjë, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë të enjte

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do blihet me 99.3 lekë dhe do shitet me 100 lekë, ndërsa një dollar amerikan do blihet me 89.2 lekë dhe do shitet...

08:14

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI