Flash

Atentati ndaj Donald Trump në Pensilvani, pezullohen nga detyra pesë agjentë të Shërbimit Sekret

Lapsi.al 23 August 2024
Atentati ndaj Donald Trump në Pensilvani, pezullohen nga detyra pesë

Të paktën pesë agjentë të Shërbimit Sekret janë pezulluar nga puna pas atentatit ndaj Donald Trump në Pensilvani.

CBS News raporton se nga detyra janë pezualluar kreu i zyrës së agjencisë në Pittsburgh që koordinoi sigurinë me policinë lokale, tre agjentë nga e njëjta zyrë dhe një anëtar i ekipit personal të Trump.

Zëdhënësi i Shërbimit Sekret tha se hetimet për një dështimi operacional është në vazhdim. Ai shtoi se agjentët mbahen sipas standardeve më të larta profesionale dhe çdo shkelje mund të çojë në masa disiplinore.

Gjatë atentatit të 13 korrikut, Trump u plagos në veshin e djathtë nga një plumb i 20-vjeçarit Thomas Crooks, që u qëllua për vdekje nga një snajper i Shërbimit Sekret.

Po ashtu, gjatë sulmit mbeti i vrarë dhe një qytetar, i cili po ndiqte fushatën e Trump.

Ditë më vonë, shefja e Shërbimit Sekret Kimberly Cheatle dha dorëheqjen pasi u përball me anëtarët e Kongresit, e ku ajo nuk arriti të jepte përgjigje për sulmin dhe përgjigjen e agjentëve të saj.

Pas këtej episodi, tashmë në fjalimet e tij të fundit, Trump është shfaqur duke folur i rrethuar nga një xham antiplumb.

Të këshilluara

Medvedev: Tashmë nuk ka më paqe me Kievin

Kryeqyteti i Rusisë, Moska, ka qenë targeti i sulmeve të fundit të ushtrisë ukrainase. Mbrojtja ajrore ruse rrëzoi 10 dronë mbi Moskë dhe rrethinat e saj, bëri ...

18:03

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI